E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Korçë: “PR-ja do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në qytetin e Korçës, u shpreh se PR-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme duke shprehur bindjen për fitoren e një mandati të dytë qeverisës të koalicionit “Aleanca për ndryshim”. “Ne do të vijojmë të jemi pjesë e maxhorancës parlamentare dhe pjesë e qeverisë. Kemi bindjen se ashtu si në 2005-n ju do t’i jepni besimin dhe votën tuaj Partisë Republikane për të ndërmarrë së bashku rrugën tonë, rrugën e sukseseve, rrugën e investimeve, rrugën e zhvillimit ekonomik dhe standardeve të larta”, - është shprehur Mediu, ndërsa premtoi zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës. “Partia Republikane nuk do të ndalet asnjëherë në zgjidhjen e çështjes së pronës, pasi kjo ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e prioritet i politikës sonë si republikanë. Çështja e pronës do të zgjidhet përfundimisht gjatë mandatit të dytë qeverisës”, - është shprehur Mediu.

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›