E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr te Neurologjia në QSUT, panik te pacientët

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të djeshëm dy dhoma të reanimacionit në Spitalin Nr.5 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Flakët kanë shkaktuar panik mes pacientëve, por fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që flakët të shuhen shpejt pa shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që janë evakuuar dhe të sëmurët, të cilët ndodheshin në afërsi të këtyre dy dhomave. Mësohet se ka qenë vetë personeli i spitalit që ka kryer largimin e pacientëve nga kati i dytë dhe i tretë i spitalit. Me mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe policore situata është normalizuar. Aktualisht pavijonet janë jashtë shërbimit deri në kthimin e tyre në normalitet. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri në dy dhomat e katit të dytë të pavijonit të Neurologjisë ka patur si shkak një shkëndijë elektrike. Për pasojë janë djegur dy shtretër si dhe janë dëmtuar dy aparatura të këtij pavijoni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›