Tiranë, kapen 3 kile drogë dhe një mitroloz

18/05/2005 TIRANË- Për të dytën herë në 3 javë Policia e Tiranës sekuestron një sasi të madhe droge, që dyshohej se vinte nga Mali i Zi dhe ishte destinuar për në Itali, nëpërmjet Portit të Durrësit, duke e çuar kështu numrin e kilogramëve të heroinës së bllokuar në tetë. Mesditën e djeshme, nga një aksion më tepër i rastësishëm nga Shërbimi i Autopatrrulave “Shqiponja”, të cilat ishin duke kryer detyrën në një pikë kontrolli në Kamëz, pranë Doganës, rreth orës 19.30, është mundësuar arrestimi në flagrancëe i dy shtetasve, që ishin pronarë të çantës së zezë me 3.171 kilogramë drogë, e cila ndodhej në një benz. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë, thanë se janë vënw nën pranga Flamur Aruçi, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i padënuar dhe Atlesin Durrsi, 24 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i padënuar. Gjithashtu bëhet e ditur nga burimet policore, se është sekuestruar makina ku ndodhej droga, e cila është një "Benz", me targa SH 8551 D, në pronësi të shtetasit Atlesin Durrsi, një armë luftarake e tipit mitraloz dhe 3000 copë fishekë luftarakë. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga Seksioni i Luftës Kundër Drogës, po vazhdojnë hetimet për të identifikuar rrjetin e këtij trafiku.
Hetimet
Sipas burimeve policore mendohet se dy të arrestuarit i përkasin një rrjeti të madh trafikantësh, ndërsa vetë të prangosurit kanë deklaruar në polici, se nuk ishin ata pronarët e vërtetë të kësaj sasie të sekuestruar. Pas marrjes së tyre në pyetje, mësohet se ata kanë deklaruar se do ta dërgonin heroinën në Itali, nëpërmjet Portit të Durrësit, teksa atje do t i prisnin disa persona të tjerë. Gjithësesi, burimet e Antidrogës kanë bërë të ditur, se tashmë sasia e heoinës do të dërgohet në Laboratorin e Kriminalistikës, ku do të ekzaminohet pastërtia e mallit, në bazë të së cilës do të cilësohet edhe rëndësia dhe lidhjet e këtij rrjeti.
Precedenti
Vetëm tre javë më parë në lagjen "Ali Demi" janë bllokuar 5 kilogramë drogë në një makinë të tipit BMV. Policia, vuri nën pranga 4 persona, njëri prej të cilëve, akuzohej edhe për trafik ndërkombëtar të armëve. Edhe kjo sasi droge, ishte destinuar për në Itali.
Mallrat e sekuestruara
1- 3.171 kilogramë herionë
2- Një mjet benz
3- Një mitaloz
4- 3000 fishekë