E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jam i shqetësuar për Evropën

Nga Paul Krugman

Madrid - Jam i shqetësuar për Evropën. Realisht, jam i shqetësuar për gjithë botën, por situata në Evropë më shqetëson edhe më shumë se gjendja e Amerikës.

Të jem i qartë, nuk ka ndërmend të përsërit qaravitjet standarde amerikane se taksat e Evropës janë shumë të larta dhe përkrahja sociale dorëlëshuar. Shtetet e mëdha sociale nuk janë shkaku i krizës së tanishme të Evropës. Në fakt, siç do ta shpjegoj më poshtë, ata janë një faktor zbutës.

Rreziku i dukshëm i tanishëm i Evropës vjen nga një drejtim tjetër - paaftësia e kontinentit për t’iu përgjigjur me efektivitet krizës financiare.

Evropës i mungojnë politikat fiskale dhe monetare, ajo po përballet me një rënie ekonomike si ajo e SHBA, megjithatë po bën shumë më pak për ta luftuar këtë rënie.

Në planin fiskal, Evropa ngjan me SHBA si dy pika uji. Shumë ekonomistë, përfshi mua, mendojnë se plani i stimulimit i administratës Obama është shumë i vogël, duke patur parasysh thellësinë e grevës. Por veprimet e Amerikës janë shumë të mëdha krahasuar me atë çfarë bën Evropa.

Dallimet në politikat monetare janë po kaq të mëdha. Banka Qendrore Evropiane ka qenë shumë më pak aktive se Rezervat Federale; ajo nuk është nxituar në uljen e interesave dhe ka qëndruar larg masave për të çliruar tregjet e kreditit.

E vetmja gjë që punon në favor të Evropës është pikërisht ajo gjë, për të cilën Evropa kritikohet më shumë - bujaria sociale e shteteve të saj, të cilat po zbusin goditjet e rënies ekonomike.

Kjo nuk është çështje e vogël. Sigurimi shëndetësor i garantuar dhe përkrahja sociale e të papunëve sigurojnë, të paktën deri tani, që njerëzit nuk vuajnë aq shumë si në Amerikë. Këto programe gjithashtu do të ndihmojnë për të ruajtur nivelin e shpenzimeve gjatë krizës.

Por “stabilizuesit e tillë automatikë” nuk mund të zëvendësojnë veprimet pozitive.

Pse nuk vepron Evropa? Udhëheqja apatike ka rolin e saj në këtë mes. Zyrtarët e sektorit bankar evropian, të cilët nuk e rrokën fare thellësinë e krizës, ende duken çuditërisht të kënaqur.

Por ka një problem më të thellë: Integrimi ekonomik dhe monetar i Evropës ka shkuar shumë më tej se institucionet e saj politike. Ekonomitë e shumë shteteve të Evropës janë thuajse po aq të lidhura sa ekonomitë e shteteve amerikane - dhe thuajse shumica e Evropës përdor monedhën e përbashkët. Ndryshe nga Amerika, Evropa nuk institucione kontinentale që të trajtojnë një krizë kontinentale.

Kjo është një nga arsyet kryesore për mungesën e veprimeve fiskale: nuk ka qeveri në pozicion të tillë që të marrë përgjegjësi për krizën në tërësi. Evropa ka qeveri kombëtare, të cilat nuk kanë dëshirë të miratojnë plane stimuluese që do të përdoren nga votues të vendeve të tjera.

Ndoshta ju parashikoni që politikat monetare të jenë më të fuqishme, sepse, nëse nuk ka një qeveri evropiane, ka një Bankë Qendrore Evropiane, por ajo nuk është si Rezervat Federale, e cila mund të tregohet më e guximshme, sepse mbështetet nga një qeveri kombëtare unike. Banka Qendrore Evropiane, e cila duhet t’u përgjigjet 16 qeverive shpesh në mosmarrëveshje, nuk mund të gjejë të njëjtin nivel përkrahjeje.

Evropa, me pak fjalë, është e dobët nga ana strukturore për kohë krizash.

Çështja është se çfarë do të ndodhë me ato ekonomi evropiane që lulëzuan në një mjedis ku fitohej lehtësisht para disa vitesh, sidomos Spanja.

Për pjesën më të madhe të dhjetëvjeçarit, Spanja ishte Florida e Amerikës, ekonomia e saj u zhvillua nga tullumbacja e tregut të banesave. Ashtu si në Florida, tullumbacja u shpua. Tani Spanjës i duhet të gjejë burime të tjera të ardhurash dhe punësimi për të zëvendësuar vendet e punës të humbura në ndërtim.

Në të shkruarën, Spanja do të kishte kërkuar përmirësimin e konkurrencës duke zhvlerësuar monedhën. Por tani ajo është në eurozonë - dhe e vetmja rrugëdalje mund të jetë ulja e rrogave.

A do të thotë gjithë kjo se Evropa veproi gabim duke u integruar kaq shumë? A do të thotë kjo se krijimi i euros ishte veprim i gabuar? Ndoshta.

Megjithatë, skeptikët mund të zhgënjehen, nëse politikanët nisin të tregojnë aftësi udhëheqëse. A do të munden?

Autori është fitues i çmimit Nobel në ekonomi për vitin 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›