E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti vë përballë Liverpulin dhe Çelsin

 

Sërish i pashmangshëm ka qenë derbi anglez Çelsi-Liverpul në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Këto dy skuadra janë përballur midis tyre në tre nga katër gjysmëfinalet e fundit të Ligës së Kampioneve, ndërsa kësaj radhe do të ndeshen midis tyre në një fazë më të hershme. Çifti u përball në gjysëmfinalet e sezonit 2004-2005, kur goli i Luis Garsisë në “Anfield” i siguroi kualifikimin Liverpulit në rrugën e tij për ta fituar kompeticionin për herë të pestë. Një vit më pas, Liverpuli e Çelsi u përballën në fazën e grupeve, duke mos shënuar asnjë gol në portat respektive, ndërsa dy ekipet u kualifikuan për në rasunin tjetër. Në sezonin 2006-2007, Liverpuli fitoi 4-1 me penallti në “Anfild”, pasi të dyja skuadrat i fituan takimet respektive 1-0 në shtëpi. Çelsi morri hak sezonin e fundit, duke barazuar 1-1 në “Anfield” e fituar 3-2 në “Stamford Brixh”. Gjithsesi, fituesi i madh i Ligës së Kampioneve në këtë sezon ishte Mançester Junaitid. Kësaj radhe dy ekipet do të përballen në raund më të hershëm, në çerekfinale. Liverpuli do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 prill përpara se të përballen në “Stamford Brixh” gashtë ditë më pas. Benitez, ekipi i të cilit fitoi 1-0 jashtë, më 26 tetor 2008 dhe 2-0 në “Anfield”, më 1 shkurt për takimet e Premier Ligës për këtë sezon, tha: “Ne kemi nevojë të jemi të sigurt të mos bëjmë gabime në takimin e parë, ashtu siç bëmë edhe në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar”. Kundërshtari në gjysmëfinale i fituesit të këtij çiftit do të jetë fituesi që do të dalë nga përballja Barcelonës e Bajernit, dy ekipeve me sulmin më të mirë deri tani në Ligën e Kampioneve, me nga 24 gola secili. Shumë më e favorshme duket rruga drejt finales për Mançester Junajtid. Kampionët në fuqi të Evropës do të përballen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me Porton. Junajtid u eliminua nga portugezët, kur skuadra e drejtuar atëherë nga Murinjo fitoi kompeticionin në vitin 2004, por tani kampionët e Anglisë synojnë të bëhen ekipi i parë që mund të mbrojë me sukses trofeun që prej sezonit 1992-1993. Fituesi i këtij çifti do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Vilareal-Arsenal. Mançester Junaitid, kampioni në fuqi i Europës do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me Porton, që nga ana e saj e ka fituar trofeun më të lartë për klube në vitin 2004. Çifti më tërheqës është Liverpul-Çelsi, jo vetëm se janë dy nga katër ekipet e mëdha angleze, por se në vitet e fundit ata janë përballë shumë herë, herë duke u kualifikuar Liverpuli dhe herë Çelsi. Fituesi i këtij çifti do të luajë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Vilareal-Arsenal. Çerekfinalet do të zhvillohen me 7/8 dhe 14/15 prill, ndërsa takimet gjysmëfinale, më 28/29 prill dhe 5/6 maj. Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpiko” të Romës, të mërkurën më 27 maj 2009 (20:45).

Liga e Kampionëve

Çiftet e çerekfinaleve
7 prill/15 prill
Mançester J.-Porto        ora 20:45   
Vilareal-Arsenal            ora 20:45
8 prill/14 prill
Liverpul-Çelsi            ora 20:45
Barcelona-Bajern M.        ora 20:45
Gjysmëfinalet
28 prill/6 maj
Fituesja e Barcelona-Bajern/Fituesja e Liverpul-Çelsi
29 prill/5 maj
Fituesja e Mançester J.-Porto/Fituesja e Vilareal-Arsenal
Finalja
27 maj, në “Olimpik” të Romës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›