“Jam kushëri i nuses”, 33-vjeçari tenton të vjedhë bizhuteritë
Arben Muska nga Berati është arrestuar në një fshat të Kolonjës për tentativë vjedhje
KOLONJË - Një 33-vjeçar kishte menduar një mënyrë të veçantë që të bëhej i pasur. I nisur nga Berati, Arben Muska ka shkuar në një fshat të Kolonjës dhe është prezantuar si kushëriri i nuses së shtëpisë. Në derë e ka pritur e zonja e shyëpisë, e cila, gjatë komunikimit me të, ka dyshuar për identitetin e tij dhe faktin që ishte kushëriri i nuses. Siç ka treguar në polici Nazime Shalla, 33-vjeçari ka tentuar t’i vjedhë bizhuteritë dhe paratë që kishte në banesë. Ka qenë vetë 72-vjeçarja ajo që ka njoftuar uniformat blu rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së djeshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrullat e policisë që kanë bërë arrestimin e të denoncuarit. Por Muska nuk ka pranuar se kishte shkuar për të vjedhur. Ai është larguar me vrap duke tentuar që t’i shpëtojë policisë. Gjatë ndalimit ai ka kundërshtuar policinë dhe është shoqëruar me forcë në komisariat.
Ngjarja
Me mashtrime një i ri nga Berati ka tentuar të vjedhë një banesë. Por gjithçka është zbuluar nga e zonja e shtëpisë, e cila nuk e ka besuar Arben Muskën. Duke dashur të mos bjerë në sy, ai, në një nga banesat e fshatit Bejkovë të Kolonjës, është prezantuar si kushëriri i nuses së familjes. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit të djeshëm. Muska ka trokitur në derën e familjes Shalla dhe në prag ka dalë gruaja e shtëpisë. Mysafiri mësohet se i është prezantuar në emër dhe ka thënë se ishte një kushëri i largët i nuses së shtëpisë dhe se kishte ngelur në rrugë. Ai kishte thënë se ishte nisur për në Greqi, por ishte lodhur e kishte nevojë të pushonte. Është futur në oborrin e banesës dhe më pas brenda. Detajet janë bërë të ditura për Policinë e Korçës nga Nazime Shalla, që bëri dhe denoncimin. Në kohën kur ka qenë brenda banesës ai kishte filluar të kërkonte për bizhuteritë dhe paratë e familjes. Në këtë kohë është diktuar nga e moshuara. Ajo ka vendosur që të merrte policinë, pasi nuk kishte njeri në banesë. Me telefon ka njoftuar uniformat blu dhe në banesën e saj kanë mbërritur disa efektivë.
Arrestimi
I ndodhur në këtë situatë, Arben Muska është larguar me vrap duke kaluar murin rrethues të banesës. Por, në ndjekje të tij janë vënë policët që kishin ardhur në ndihmë të së moshuarës. 33-vjeçari është ndaluar disa metra larg banesës. Por dhe këtu ai ka kundërshtuar policinë. Në fillim ka pretenduar se nuk kishte shkuar për të vjedhur dhe se ishte me të vërtetë kushëriri i nuses së shtëpisë. Por më pas çdo gjë është zbuluar. Pasi është marrë vesh emri i tij, policia ka marrë informacione nga kolegët e Beratit dhe këta të fundit kanë thënë se i ndaluari ishte i dyshuar për vjedhje.
Pranga 20-vjeçarit, kapet duke shitur Cannabis
ELBASAN - Një i ri është vënë në pranga në Elbasan, pasi i është gjetur me një sasi prej 1.5 kilogramësh Cannabis sativa. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se nga efektivët e seksioni të Luftës Kundër Narkotikeve është organizuar dhe përfunduar operacioni i koduar “Batista”, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Leonard Sheralit, 20 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan. Burime policore thënë se arrestimi i tij është bërë pasi, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative u mësua se në lagjen “Syrja Dylgjeri”, pranë pikës ku shitet kafe, rezultoi se Leonard Sherali kishte me vete një sasi lënde narkotike, të cilën do t’ia shiste një personi të paidentifikuar. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ku bëhej fjalë dhe ndaj Leonard Sheralit është ushtruar një kontroll fizik i imtësishëm. Atij i është gjetur një çantë ngjyrë blu që kishte brenda një sasi bime narkotike që për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike Cannabis sativa. Më pas është shkuar në banesën e Sheralit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kilogram Cannabis sativa.
Operacioni “Gulit”
Trafikonin drogë, arrestohen shtatë shqiptarë në Itali
ROMË - Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Itali si anëtarë të një organizate të drejtuar nga shqiptarë. Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, autoritetet italiane arritën gjatë natës të shkatërrojnë organizatën e trafikantëve pas disa muaj hetimesh që u finalizuan me operacionin “Gulit”. Në fakt, hetimet kishin nisur nga forcat e rendit të provincës së Viterbos në vitin 2008, mbi disa shqiptarë që e nxitën Prokurorinë italiane t’u bashkohet forcave të rendit për të vërtetuar aktivitetin e këtij grupi. Për pasojë doli në pah se të gjithë personat e përfshirë bëjnë pjesë në një organizatë të vetme, të drejtuar po nga shqiptarë, e cila kryente trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në të njëjtën periudhë, Drejtoria Antimafia e Romës zbuloi se ngarkesa të mëdha me kokainë në kryeqytet drejtoheshin nga shqiptarë, edhe pse këta të fundit rezultonin pa dokumentacion dhe të papunë. Në muajt në vijim u arrestuan në flagrance shtatë shpërndarës droge, që rezultoi se kishin lidhje me rrjetin e trafikantëve dhe u sekuestruan sasi të mëdha kokaine që vinte nga Shqipëria, Belgjika e Spanja, e destinuar në furnizimin e tregut të Romës dhe provincës së Viterbos.
c
9 Qershor 2010