“Jam polic, dërgo 85 mijë euro ose jeni të vdekur të gjithë”
04/06/2009 Drejtori i bankës egjiptiane kërcënohej nga djali i pastrueses
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar procesin hetimor ndaj të pandehurit Lulëzim Makisti, i cili akuzohet se me anën e disa mesazheve telefonike kërcënonte bashkëshorten e drejtorit të Bankës Union Islamik Bank që ndodhet në Tiranë. Në tekstin e mesazhit të dërguar, i pandehuri kërkonte 85 mijë euro si dhe paralajmëronte egjiptianët se nuk duhet të lajmëronin policinë, pasi në rast të kundërt ai do u vriste vajzën e vogël dhe vetë ata. Të nisur nga ky kërcënim burrë e grua, ata janë drejtuar në Prokurori ku dhe kanë kryer kallëzim penal. Lidhur me këtë ngjare ekspertët e organit të akuzës kanë regjistruar procedimin penal nr. 17, që bën fjalë për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Procedimi penal ka filluar në bazë të kallëzimit penal të bërë nga ana e shtetasit egjiptian Ehab Saad. Në deklarimet e tij ai shpjegon se në datë 24 shkurt 2009 në telefonin e bashkëshortes së tij, e quajtur Amal Read, kanë ardhur tre mesazhe nga një numër i telefoni celular. Nga përmbajtja e këtyre mesazheve del se ndaj familjes së tij është drejtuar një kërcënim për jetën e pjesëtarëve të familjes, i kushtëzuar me dhënien e një shume parash prej 85 mijë euro. Të dhënat e marra nga kompanitë telefonike rezultojnë se mesazhi kërcënues është nisur nga një aparat telefoni, që është përdorur vetëm nga i pandehuri Lulëzim Makishti me disa numra të tjerë telefoni. Menjëherë pas këtij veprimi agjentët e policisë kanë ndjekur për disa kohë lëvizjet e personit të sipërcituar, nga të cilat më pas u verifikua se i pandehuri ishte djali i pastrueses që punonte në banesën e çiftit egjiptian. Pas disa kohë hetime dhe mbledhje informacioni në rrugë operative në datën 26 prill Prokuroria ka kërkuar në gjykatë masën e “arrestit në burg” për shtetasin Lulëzim Makisti si dhe në të njëjtën kohë ka marrë nën hetim nënën e tij Esma Makisti. Pas ndalimit nga policia nënë dhe bir ata kanë mohuar autorësinë e ngjarjes, por prokurorët kanë fakte të qarta që provojnë implikimin e të pandehurit Makisti. Ndërsa për nënën e tij ata vendosën rrëzimin e akuzave, pasi hetimi tregoi se ajo nuk ishte e implikuar në këtë histori. Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe katër persona të tjerë, ku mësohet se njëri prej tyre është shoferi personal i drejtuesit të filialit të bankës Union Islamik Bank. Ndërkaq mësohet se gjatë zhvillimit të procesit hetimor policia ka marrë masa për mbrojtjen e familjes së zyrtarit egjiptian, duke vënë patrulla në mbrojtje të banesës së tij që ndodhet pranë rrugës “Muhamet Gjollesha” afër stadiumit “Selmas Stërmasi”.
Mesazhi i parë:
“Përshëndetje zonjë, mos i tregoni njeriu për këtë mesazh, vetëm burrit tuaj. Nëse bëni ndonjë gabim do të vrasim ose ju, ose bashkëshortin tuaj ose vajzën tuaj të bukur. Mos merrni në telefon vetëm dërgoni mesazhe, kështu në rast se nuk na jepni 85.000 euro deri nesër atëherë kini kujdes. Mos njoftoni policinë, edhe unë jam polic. Pas një ore më dërgoni një mesazh dhe më thoni çfarë keni vendosur”.
Mesazhi i dytë:
“Mos bëni lojëra, ne i shohim të gjitha lëvizjet tuaja”.
Mesazhi i tretë:
“Keni bërë një gabim të madh, kini kujdes tani e prapa”.