E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI-ja çel zyrtarisht fushatën elektorale

04/06/2009  Konventa Kombëtare

Lëvizja Socialiste për Integrim hapi dje fushatën elektorale në Pallatin e Kongreseve, duke thirrur konventën e saj elektorale. Një organizim i mirideuar në çdo detaj, duke synuar dhënien në mënyrë sa më të qartë të mesazhit te votuesit shqiptarë. Pikërisht për këtë arsye ishte zgjedhur një mënyrë krejtësisht e veçantë për prezantimin e alternativës që përfaqëson kjo parti. Secili me radhë nga të përzgjedhurit për në panelin e moderatorëve i dhanë fjalën njëri-tjetrit sipas çështjeve përkatëse të koncentruara në planin për veprim të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë në fjalimin e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta, vuri në dukje faktin se programi i partisë që ai drejton është garancia për mirëqenien e shqiptarëve. “LSI-ja do të luftojë në këto zgjedhje për të garantuar 100 mijë vende pune në qeverisjen tonë”, - garantoi Meta gjatë fjalës së tij. Madje, kreu i LSI-së shkoi më tej duke shtuar se LSI-ja është garancia e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike. “Duhet të bashkohemi për të mos e lënë më Shqipërinë në duart e atyre që e keqqeverisën”, - nënvizoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›