E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykate; Vendimi, 200 mijë lekë gjobë për Krenar Ahmetin



Ish-shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, Krenar Ahmeti, është dënuar me 200 mijë lekë gjobë për “kryerjen e veprimeve arbitrare”. Vendimi u mor dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila e shpalli fajtor të pandehurin Ahmeti, duke e dënuar atë me gjobë për veprën penale të kryerjes së veprimeve arbitrare. Ish-kreu i Policisë Rrugore në Tiranë, Krenar Ahmeti, akuzohet për një ngjarje të ndodhur pak muaj më parë në Tiranë, kur sipas Prokurorisë së Tiranës, ai ndaloi në mënyrë të parregullt në bulevardin "Zogu i Parë", prokuroren Elisabeta Ymeri. Prokurorja Ymeri mësohet të ketë deklaruar se ishte ndaluar pa shkak, ndërsa kishte hasur me veprimet arbitrare të ish-kreut të Policisë Rrugore në Tiranë. Ndërkohë që gjykata deklaroi fajtorë edhe dy bashkë të pandehurit, ish-punonjës të Policisë Rrugore, vartës të Ahmetit, duke i dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›