E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar-gusht 2008, regjistrohen 160 raste vetëvrasjeje



Numri i vetëvrasjeve me armë zjarri ka pësuar rënie gjatë viteve të fundit, ndërkohë që ai me helm vazhdon të jetë problematik. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë këtij viti (janar-gusht 2008), numri i vetëvrasjeve arriti në 160, ndërsa gjatë vitit 2007 u regjistruan 215 raste vetëvrasjeje. Gjatë periudhës 2000-2008 numri i vetëvrasjeve ka arritur në 1.502, ndërsa gjatë viteve 1976-1982, rastet nuk kalonin shifrën 100. Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë viteve 2005-2008, numri më i madh i vetëvrasjeve është kryer me helm, 276 të tilla, me varje 273 raste, me armë zjarri 119, mbytje në ujë 31 raste, hedhje nga lartësitë 75 raste dhe me mënyra të tjera rezultojnë 19 raste. Ndërkohë, sipas specialistëve të Ministrisë së Brendshme, numri i vetëvrasjeve me armë zjarri ka ardhur në rënie. Sipas statistikave, për sa u përket grupmoshave, duhet marrë në konsideratë numri i të rinjve, 15-26 vjeç. Gjatë viteve 2005-2008 janë shënuar 172 raste nga kjo grupmoshë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›