Rrëfimi i dy shoferëve për natën e ngjarjes
08/02/2005 Sipas akuzës, të pandehurit Altin Arapi dhe Imelda Tasho, kanë lëvizuar nëtën e krimit, më 29 shtator 2003, me dy taksi. Të dhënat e marra pas vrasjes nga policia dhe Prokuroria, prej shoferëve, i kanë çuar prokurorët tek i njëjti çift, Tasho- Arapi. Roland Gushi, shoferi i parë i taksisë, është njoftuar nga shoqëria e tij për të marrë klient te "Partizani i panjohur", ku është lokal 2A. Gushi tha se pas marrjes së njoftimit nga agjencia, shkova te vendi dhe prita pak. "Në drejtimin tim erdhi një çift. Më kujtohet se djali ishte me syze, me dialekt jugor, ndërsa vajza me dialekt nga Tirana. Djali hipi në vendin e parë, ndërsa vajza prapa. Kërkuan t'i çoja te lokal "Pasaporta", që unë e njihja me emrin "Antonela", prapa Fakultetit të Drejtësisë. Gjatë rrugës djali më pyeti se sa orë punonim, pasi kërkonte taksi gjatë orëve të natës. I thashë se punoja pa ndërprerje, pastaj i çova te lokali dhe më dhanë 400 lekë. Më pas më kërkuan përsëri taksi. Unë njoftova qendrën dhe ajo dërgoi kolegun tim, Arben Tomani. Sipas shoferit Gushi, djali ishte me fytyrë pak të vrarë, mollëza të dala, rreth 30 vjeç, flokë të shkurtra, kostum ngjyrë bezhë dhe këmishë me viza të kuqe. Ndërsa vajza, tha ai, ishte rreth 22 vjeçe, me flokë gjysmë bjonde të gjata dhe me onde, kishte të veshur fund me ngjyrë të errët. Para gjykatës, dëshmitari tha se nuk i kujtoheshin karakteristikat e çiftit.
Tomani
Arben Tomani është shoferi, i cili natën e vrasjes së Genci Sinës ishte në shërbim të çiftit. Tomani, pasi është pyetur në polici dhe më pas në Prokurori, nga të dhënat e përfaqësuesve të akuzës është larguar jashtë vendit. Dëshmitari i djeshëm tha se ka komunikuar me Tomanin pas ngjarjes dhe ai i kërkoi t'i merrte gruan dhe fëmijët në shtëpi, e t'ia dërgonte tek e motra. Më pas, dëshmitari u shpreh se me kolegun kanë komunikuar në polici. Karakteristikat e çiftit që kishte shoqëruar me taksi Gushi, ishin të njëjta me ato që kishte shoqëruar Arbeni dhe që kryen vrasjen natën e 29 shtatorit. Sipas akuzës, agjencia e taksive është telefonuar nga numri 0692097747, i cili figuron i regjistruar në emër të të pandehurit Altin Arapi.