E Diel, 1 Nëntor 2026

Janë legalizuar 21 mijë shtëpi, gati edhe 130 mijë

 

Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale është në fazën përfundimtare të tij. Deri më tani janë legalizuar 21 mijë shtëpi e apartamente dhe pritet legalizimi edhe i 130 mijë pasurive të tjera. Ky ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, pas deklaratës së Partisë Socialiste mbi legalizimin e ndërtimeve informale. “Përfaqësuesi politik i asaj partie që i quajti banorët e zonave informale me epitetet më të padenja dhe bëri çdo përpjekje për të bllokuar procesin e legalizimit, gënjeu sot publikisht duke thënë se procesi nuk ka filluar. Procesi i legalizimit është në fakt në fazën përmbyllëse të tij. Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë dhënë lejet e legalizimit për mbi 21 mijë shtëpi e apartamente, ndërkohë që sipas afateve të përcaktuara, 15 ditë pas dhënies së lejes së legalizimit, zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën hipotikimin e këtyre pasurive, duke shënuar kështu finalizimin e të gjitha procedurave”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›