Jani Lufi: Enver Hoxha vodhi yjet e gjeneralit dhe u vetëshpall Hero
“Enver Hoxha tradhtoi idealet e luftëtarëve të lirisë, ende pa u shëruar plagët e tyre. Me mënyrën si përvetësoi yjet e gjeneralit dhe u vetëshpall “Hero i Popullit”, mësuesi gjysmak i Liceut të Korçës, sfidoi lidershipin e vërtetë të lëvizjes antifashiste”.
afrim imaj
Në kujtimet nga vitet e luftës dhe atyre të rindërtimit të vendit, Jani Lufi, gjenerali sovjetik, që kishte qenë partizan i ushtrisë shqiptare, veçon kontekstin historik në të cilën u përgatit tragjedia që i parapriu sundimit komunist në Shqipëri. Për të, metamorfoza që shoqëroi zhvillimet politike në Shqipëri, është bërë e lexueshme në kohën kur shërbente në krahë të shtatmadhorëve sovjetikë. Megjithatë Jani Lufi shprehet se është ndjerë krenar që ka qenë luftëtar i batalionit “Thanas Ziko” dhe nuk e ka fshehur asnjëherë, që është pranuar me dëshirën e tij në radhët e Partisë Komuniste. Për të, plejada e luftëtarëve të lirisë dhe atyre që bënë rindërtimin e vendit pas luftës, mbetet nga më të nderuarat e kombit shqiptar. Interesante në rrëfimin e Lufit janë kujtimet nga betejat partizane në jug të vendit, mbresat nga ditët e skënderbegasve të parë, ato nga akademia ushtarake e Tiranës dhe sidomos raportet vëllazërore të brezit të parë të oficerëve që u diplomuan në vitet pas çlirimit. “Nëse gjërat degraduan më vonë, nënvizon ai, kjo solli të papritura trishtuese së pari për këtë brez idealistësh, që nuk kursyen asgjë nga vetja për të mirën e atdheut dhe detyrës”. Gjithsesi, Jani Lufi e ka përjetuar këtë realitet në rrethana specifike, duke qenë larg mjedisit të dramës krejt rastësisht, por asnjëherë, siç thotë, larg vëmendjes dhe interesimit të vazhdueshëm. Pas kaq vitesh i larguar në Shqipëria ai vëren me keqardhje plagët e pashëruara të epokës, që lamë pas dhe ndjehet nostalgjik për vlerat morale të brezit të shokëve të tij, me të cilët pati rastin të luftojë në një llogore e të shërbejë me përkushtim në radhët e korpusit të ushtarakëve të ushtrisë shqiptare...
Zoti gjeneral! Ju thatë se njëherazi me statusin e ish-ushtarakut madhor, përfitoni edhe atë të veteranit të Luftës së Dytë Botërore. Cili ka qenë kontributi juaj në këtë të fundit?
Unë e kam deklaruar gjithmonë se ndjehem krenar që kam qenë pjesëtar i Lëvizjes Antifashiste-Nacionalçlirimtare. Jam i lumtur që këtu në Rusi autoritetet zyrtare ma kanë njohur këtë kontribut, madje më kanë dhënë edhe statusin e veteranit duke më trajtuar me pensionin e veçantë që jepet për luftëtarët e lirisë...
Diçka nga veprimtaria juaj në radhët e antifashistëve shqiptarë...
Kam qenë partizan i batalionit “Thanas Ziko”. Jam inkuadruar në të qysh ditën e parë të krijimit dhe prej aty kam vazhduar në radhët e ushtrisë, në fillim skënderbegas e pastaj oficer...
Çfarë mbani mënd nga periudha kur keni qenë partizan i batalionit “Thanas Ziko”?
Mbaj mënd shumë mirë ditën e parë kur shkova aty. Mora rrugën për te partizanët, kur kisha mbetur i vetëm në shtëpi. Më 26 mars 1944 më vdiq nëna në moshë fare të re. Pak vite më parë kishte ndërruar jetë babai. Unë isha djalë i vetëm, pa motër e pa vëlla. Vdekja e nënës më krijoi një situatë të tmerrshme. Ishin pak a shumë këto kushte që më detyruan të shkoj vullnetarisht tek djemtë e malit siç u thoshin atëherë atyre që kishin marrë armët dhe ishin rreshtuar në radhët e antifashistëve. Te shtabi më dhanë një karabinë italiane me 20 fishekë dhe një granatë dore. Nga ajo ditë dhe deri në fund të luftës batalioni “Thanas Ziko” nuk e ndërpreu për asnjë ccast sulmin mbi garnizonet gjermane. Ndërtuam fusha të minuara, organizuam prita në rrugë, bëmë goditje në prapavijë të armikut etj. Nga ana organizative, “Thanas Zikua” ishte pjesë e Brigadës së XIX-të Sulmuese që drejtohej nga komandanti Thoma Xhixho dhe komisari Vango Mitrojorgji, i cili u dënua në vitin ‘48 me grupin e Koçi Xoxes. Edhe tani pas kaq e kaq dekadash ruaj mendimet më të mira për kuadrot drejtues të formacioneve partizane që njoha në ditët e luftës...
Në kujtimet tuaja nga lufta përmendni edhe gjyqet partizane...
Gjykatat partizane funksiononin brenda batalionit. Ato përbëheshin prej tre partizanësh. Njëri ishte domosdoshmërisht zëvendëskomisari, një tjetër e caktonte komandanti, i treti zgjidhej nga i akuzuari. Ato bënin dënime për veprimet e pamoralshme, për rastet e plaçkitjeve, vjedhjet etj. Ndëshkimi i tyre ishte tmerrësisht i ashpër. Në pjesën më të madhe verdikti i këtyre gjyqeve ishte pushkatimi...
A mbani mënd ndonjë rast të tillë?
Unë kam pasur rastin të ndjek një gjyq të tillë që vuri në bangën e të akuzuarit një partizan të batalionit “Thanas Ziko”. I pandehuri kishte qenë dashuruar me njërën nga shoqet tona, i kishte dhënë besën se do ta merrte për grua, por pas një farë kohe kishte ndërruar mëndje. Ankesa e saj, vuri në lëvizje gjyqin fushor, siç e quanim atëherë. Reagimi ishte i menjëhershëm. Trupi gjykues u mblodh dhe teksa bëhej gati ta vinte përpara skuadrës së pushkatimit djaloshin që kishte braktisur dashurinë, tërhoqi vendimin pasi ai deklaroi se kishte vendosur për të lidhur kurorë me të. Po gjykatësit nuk mjaftoheshin me kaq. Çështja duhej të shkonte deri në fund. Pra, atyre u duhej të siguroheshin për vërtetësinë e deklaratës së të akuzuarit. Më kujtohet si tani kur të nesërmen në manastirin e Gorancisë u zhvillua kurorëzimi i kësaj lidhjeje. Ishin priftërinjtë këtë radhë që nxorën verë për dasmorët e batalionit...
Ku ju gjeti lajmi i çlirimit të Shqipërisë?
Lajmin për çlirimin e vendit na i dha komandanti i batalionit Spiro Çuni. Kishim disa ditë që ishim dislokuar në kazermat e Fierit, në pritje të një inkursioni luftarak. Në rreshtimin e mëngjesit të 30 nëntorit ‘44, komandanti na komunikoi lajmin e gëzueshëm. Pak a shumë ligjërata e tij ishte ndërtuar në këto fjali “Dje, më 29 nëntor ‘44, brigada e gjashtë, e shtatë dhe brigada e njëzet e dytë sulmuese çliruan qytetin e fundit, Shkodrën. Më tej, komandant Spiro Çuni na tha se në Tiranë kishte mbërritur qeveria e re e zgjedhur në Berat, Shtabi i Përgjithshëm dhe misionet ushtarake të Britanisë, Rusisë e SHBA-së...
Çfarë kujtoni nga misioni i batalionit “Thanas Ziko” pas këtij momenti?
Kishte mbaruar lufta, por jo misioni i luftëtarëve të lirisë. Kishte ikur pushtuesi, por jo bandat që kishin bashkëpunuar me të. Batalioni “Thanas Ziko” në këtë periudhë mori detyrë për asgjësimin e bandës së Belishovës, që vepronte në zonën e Mallakastrës. Ajo prej muajsh ishte bërë tmerri i krahinës, duke bashkëpunuar me pushtuesit italianë e gjermanë. Me urdhrin e kapobandës Belishova ishin vrarë dhjetëra partizanë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, ishin djegur shtëpi të liderëve lokalë të lëvizjes antifashiste dhe ishin terrorizuar banorët e zonës. Operacioni për asgjësimin e saj zgjati vetëm pak ditë. Fillimisht u informuam se pjesëtarët e bandës strehoheshin në mullirin e fshatit Aranitas. Pastaj rrethuam terrenin dhe bëmë goditjen e befasishme të saj. Reagimi i tyre ishte i papërfillshëm. Të mbetur në darën e rrethimit banditët u dorëzuan të gjallë. Bashkë me ta edhe kapobanda Belishova...
Gjatë periudhës së luftës e njihnit rolin e udhëheqësit komunist Enver Hoxha?
Gjatë viteve të luftës Enver Hoxha, së paku në rajonet ku luftonte brigada jonë nuk njihej fare. Emri i tij u bë i njohur pas luftës.
Propaganda komuniste investonte tmerrësisht shumë për t’i bërë jehonë emrit të tij. E vërteta është se lufta nxori me dhjetëra komandantë e komisarë të lavdishëm, me dhjetëra e qindra heronj e martirë, por elita partiake i eklipsoi bëmat e tyre. Mbaj mënd që jehona e vërtetë e liderëve të luftës ndjehej sipas zonave. Kështu në jug kishin fituar popullaritet Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Nexhip Vilçani dhe Liri Gega. Në Shqipërinë e Mesme Myslim Peza, Nako Spiro, Qemal Stafa, Vojo Kushi etj. Në veri Tuk Jakova, Sadik Bekteshi, Haxhi Lleshi, Vasil Shanto e Qazim Kapisyzi. Çudia me Enver Hoxhën fillimisht ndodhi me mënyrën si vodhi yjet e gjeneralit, ndërkohë që kishte qenë vetëm një mësues gjysmak i Liceut të Korçës. Pastaj vodhi edhe yjet e Heroit të Popullit dhe vazhdoi t’i kërkonte e t’i merrte të gjitha meritat e lavditë...
Menjëherë pas luftës keni shkuar për studime në shkollën ushtarake “Skënderbej”?
Ishte mesi i muajit qershor ‘45 kur komandanti i Brigadës urdhëroi një mbledhje të përgjithshme të efektivit. Aty komunikoi se partizanët 14-15 dhe 16-vjeçarë nuk do të ktheheshin në shtëpi, por do të shkonin të studionin në shkollën ushtarake “Skënderbej” të porsahapur në kryeqytet.
Nisja u bë pas disa ditësh. Më 25 qershor me një kamion italian morëm rrugën për në Tiranë. U sistemuam aty qysh ditën e parë në mjediset e një kazerme dykatëshe në periferi të qytetit. Mësimin e filluam nga mesi i gushtit. Bëheshim gjithsej rreth 350 vetë. Do të na qëllonte ne ish-partizanëve, të bëheshim skënderbegasit e parë. Të porsakthyer nga lufta do të fillonim kështu një “betejë” tjetër, atë të dijes për t’u bërë oficerë. Pjesa më e madhe e komanduesve kishin qenë kuadro në njësitë dhe repartet partizane. Ndërkaq mësues ishin zgjedhur ndër më të mirët e shkollave të Tiranës. Mbaj mënd që dy vitet e para i bëmë në kazermën e Laprakës, pjesën tjetër e vazhduam në një kazermë në veri të qytetit, aty ku është Shkolla e Bashkuar e Oficerëve. Krenaria e skënderbegasit më ka ndjekur kudo ku kam shërbyer...
Pastaj keni vazhduar akademinë ushtarake për t’u diplomuar oficer...
Në Shkollën e Bashkuar shkova pasi kisha përjetuar edhe një eveniment tjetër. Në prill të vitit 1948 u pranova anëtar i PKSH-së. Isha vetëm 17 vjeç kur u bëra komunist, madje me ndërgjegje të plotë, i bindur se kështu do të bëhesha më i devotshëm për detyrën dhe Atdheun. Në shkollën e lartë të oficerëve shkova në vitin ‘50, kur ajo sa ishte hapur. Unë bëja pjesë në 150 kadetët e parë, që u ulëm në tavolinat e saj. Studimet i përfundova shkëlqyeshëm dhe u diplomova oficer i këmbësorisë gjitharmëshe me gradën nëntoger. Komandanti i shkollës u emërua kolonel Skënder Malindi dhe zëvendës i tij, kolonel Enver Begeja. Më vonë në detyrën e komandantit u caktua gjeneral Qazim Kapisyzi, një nga kuadrot e shquar të ushtrisë që mbeti deri në fund personalitet i çuditshëm dhe njeri i mrekullueshëm. Kam njohur gjatë karrierës ushtarake në Rusi një korpus të tërë ushtarakësh madhorë, po gjeneral Kapisyzi për mua ka mbetur në kujtesë si një nga gjeneralët e rrallë...
Pra, gjeneral Kapisyzi ka lënë gjurmë në jetën tuaj...
Ai ka qenë një nga njerëzit që e kam dashur fort dhe jam përpjekur gjatë karrierës ushtarake ta kem si një shëmbëlltyrë e ta imitoj. Përshtypje të mira ruaj për zëvendësin e tij, Enver Begenë, për shefin e ciklit të përgatitjes së zjarrit major Misto Çulen, për komandantin e batalionit nënkolonel Maliq Sadushin, i cili sa ishte kthyer nga studimet në Rusi. Në kujtesën time kanë mbetur gjithashtu dy kuadro të talentuar Andon Llaçi e Shaqo Çela, të cilët i bënë kompanitë që drejtonin shembull në gjithë ushtrinë...
Pas diplomimit shkuat për specializim në Ish-Bashkim Sovjetik...
Pasi u diplomova u emërova në Shkollën e Bashkuar me detyrën e komandantit të repartit të specialiteteve në të cilin bënin pjesë pesë toga. Grupi i studentëve të këtij reparti përgatitej për t’u bërë oficer, topograf, tankist, financier, zbulues etj. E vërteta është se qysh vitin e parë efektivi i tij u shpall shembullor në shkollën e oficerëve. Në kujtesë ruaj të freskët emocionet e përjetuara gjatë garave të qitjes së ushtrisë që u bënë në verën e vitit ‘57 në poligonin e divizionit të Korçës. Reparti ynë zuri vendin e parë si ekip. Ndërkaq, unë u shpalla qitësi më i mirë në shkallë ushtrie dhe dola kampion i Forcave të Armatosura në qitje nga tre pozicione, në gjunjë, në këmbë dhe barkas. Mbaj mënd si tani përgëzimet e ngrohta që më bëri kryeministri Mehmet Shehu gjatë dhënies së kupës. Ai edhe vetë ishte një amator i qitjes dhe kishte pasion të veçantë armët luftarake. Për rezultatin e këtyre qitjeve mua më shpërblyen me një udhëtim falas në Bullgari, ku pushova në qytetin e Varnës...
Pra, në mesin e viteve ‘50 keni qenë me punë në Tiranë. A i mbani mënd ngjarjet politike të asaj periudhe?
Në vitin ‘56 Shqipëria u trondit nga dy ngjarje të rënda. Një ditë, krejt papritur u hap lajmi se ishte ekzekutuar gjeneral Dali Ndreu bashkë me gruan e tij Liri Gegën. Enver Hoxha që kishte urdhëruar krimin e shëmtuar, sqaronte partinë dhe popullin se ata kishin qenë agjentë të Jugosllavisë dhe përgatiteshin për t’u arratisur. Ishte sajuar një gjyq i rremë dhe i montuar sipas porosisë së diktatorit, të dy ata ishin vënë para skuadrës së pushkatimit. Përballë kësaj marrëzie u ngrit zëri i mjaft institucioneve e shoqatave të huaja, të cilat iu drejtuan organeve të drejtësisë, por çdo gjë ishte e kotë. Ekzekutimi i tyre u bë i pashmangshëm. Liri Gega madje u pushkatua kur priste të lindte një fëmijë(!) Ngjarja tjetër që goditi popullin shqiptar në atë vit ishte Konferenca e Partisë e Tiranës. Për herë të parë Enver Hoxha vihej në objektin e kritikave të ashpra në një kuvend partie për represion dhe përndjekje ndaj veteranëve dhe pjesëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, për arbitraritet dhe mospërfillje të zërit të masave, për kultin e theksuar të individit etj. Po hakmarrja e tij do të derdhej ndaj këtyre zërave me tërë tërbimin e vet. Mjaft nga ata që kishin guxuar të kritikonin diktatorin do të përjetonin fatin tragjik. Disa syresh do të do ta kalonin pjesën e mbetur të jetës në burgje dhe internime, të tjerë u akuzuan si armiq të popullit dhe u ekzekutuan. Në mënyrë të përmbledhur duhet thënë se Konferenca e Tiranës u parapriu ngjarjeve antidiktatoriale shpërthyese në Evropën Lindore. Pikërisht pas këtyre ngjarjeve në Shqipëri u shumëfishua shtypja politike dhe Enver Hoxha u bë bishë edhe kundër bashkëpunëtorëve të tij.
vijon nesër...
“Konti Monte Kristo”-n e lexova në postën e kufirit
“Ka qenë tetori i vitit ‘44 kur kam lexuar ‘Konti Monte Kristo’-n”. Gjeneral Lufi që kujton kontaktin me romanin e parë, mban mënd me hollësi rrethanat e veçanta, në të cilat e ka përfunduar atë. Sa ishte çliruar qyteti i Sarandës kur bashkë me 20 partizanë të tjerë morën në dorëzim postën kufitare përballë Korfuzit. Gati çdo ditë, shton ai, anijet greke qëllonin me mitraloza mbi godinën e tyre. Një situatë kritike, sa dhe ajo në front përballë pushtuesit. Gjithsesi, përmbledh Lufi, ishim me fat e shpëtuam pa dëmtime. Në kujtesën e gjeneralit me stratin e karrierës në këto rrethana është fiksuar biblioteka e postës që përveç “Konti Monte Kristos” kishte dhe dy broshura me vargjet e Naim Frashërit dhe Çajupit.
neser do te lexoni
Rrëfimi i gjeneral Lufit për periudhën e studimeve në akademinë ushtarake "Frunze" në Moskë
Si u përjetua përplasja e Enverit me Hurshovin në mbledhjen e 81 partive nga studentët shqiptar që ishin në BS
Në cilat kushte mbeti Jani Lufi pa u lajmëruar për vendimin e Tiranës, për të tërhequr nga Moska të gjithë shqiptarët që ndodheshin aty.
Çfarë ndodhi pas rikthimit të tij nga spitali në Akademi dhe cili ishte reagimi i ambasadës shqiptare, kur mori vesh se ai kishte mbetur në BS.
Si e komentoi propaganda komuniste qëndrimin e Jani Lufit në Moskë pas divorcit me BS