E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani dorëzohet, heq dorë nga titulli

 

Kthesa e shumëpritur s’ka ardhur as për Teutën, as për Partizanin. Megjithëse si përfundim mund të thuhet se “djemtë e detit” kanë humbur dy pikë, ndërsa të kuqtë kanë fituar një pas duelit direkt në “Tofik Jashari” të Shijakut. Për Teutën ka vijuar “mallkimi” i golit, pasi nuk shënon që nga fillimi i këtij kampionati. Edhe Partizani vazhdon të qëndrojë në ujra të turbullta. Megjithëse pas dy humbjeve me Vllazninë e Tiranën mori pikën e katërt në katër javë, skuadra e Likës duket se tani ka humbur mundësitë për të qenë një nga pretendentet për titull.
Dinamo-Elbasani 0-0
Kampionët në fuqi barazuan dje ndaj Elbasanit 0-0 dhe trajneri kroat i Dinamos është i bindur tashmë, lojtarëve shqiptarë iu mungon profesionalizmi, sidomos në stërvitjet e përditshme. Ky është konstatimi i hidhur i trajnerit të bluve, i cili megjithatë përpiqet edhe të shohë anën pozitive të këtij fillim kampionati, kohën e gjatë deri në fund të sezonit. “Më vjen keq, por vërej se gjatë javës lojtarët ende nuk janë duke u treguar profesionistë të vërtetë. Duhet të punojmë më shumë për të asimiluar kërkesat e mia, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrijmë rezultatet që kërkohen prej nesh. Më i shqetësuar jam për gjendjen e dy sulmuesve, Plakun dhe Petriçeviçin, prej të cilëve prisja një tjetër kontribut për skuadrën, prandaj me ta duhet edhe një punë më specifike”, shpjegon trajneri i bluve pas përfundimit të ndeshjes ndaj Elbasanit. Takim i përfunduar në shifra të barabarta, hera e tretë për blutë që ndodh kjo në këtë sezon, shqetëson jo pak trajnerit Daliç. “Jemi ende duke u ambientuar me njëri-tjetrin mbas skuadra ka pësuar një ndryshim radikal nga viti i kaluar, megjithatë kjo nuk mund të jetë një justifikim i përjetshëm, prandaj duhet të ndryshojmë rrjedhë sa më shpejt”, thotë Daliç.
Bylis-Lushnja 1-0
Bylisi, pas përfundimit të 90 minutave me fitore ndaj Lushnjës, duket se është më mirë “pa trajner”. Sepse, edhe duke pasur në krye Faruk Sejdinin, ballshiotët kishin marrë tri humbje; dy në transfertë dhe një në shtëpi. E dje që drejtoheshin nga ndihmëstrajneri Dashnor Dume dhe drejtori teknik, Migjen Skënderi, ballshiotët kanë fituar. Ndeshja ka nisur me dëshirë nga të dyja skuadrat, por loja është përqendruar në mesin e fushës, e për rrjedhojë ka pak ngacmime në portat respektive. Me kalimin e minutave, Bylisi e rrit lojën dhe kërkon që me sulme të njëpasnjëshme të gjejë edhe golin e avantazhit. Por mbrojtja e ngjeshur e lushnjarëve, si dhe siguria e portierit Spaho, që ka qenë vendimtar në disa pritje të tij, ka bërë që ballshiotëve t’u vonohet goli i avantazhit. Me gjithë përpjekjet e ballshiotëve, pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Edhe në pjesën e dytë, vendësit e kanë nisur lojën me ritëm të lartë, duke pasur gjithnjë theks sulmues. Rastet për shënim nuk mungojnë, por defekti kryesor i skuadrës vendëse është finalizimi. Gjithsesi Bylis e ka gjetur golin e avantazhit, i cili ka ardhur në të 57’, me anë të Bakiut dhe ka ditur ta ruajë deri në fund.

Kategoria superiore

Dje
DINAMO- ELBASANI             0-0
BYLIS - LUSHNJA                1-0
Bakiu 57’
TEUTA- PARTIZANI            0-0
Të shtunën
SHKUMBINI- BESA            1-0
Rizvanolli 66’
APOLONIA- TIRANA            0-2
A. Lila 30’, Memelli 35’
FLAMURTARI-VLLAZNIA            1-0
Brajkoviç 24’

RENDITJA
    N    F    H    B    Gol.        Pikë    1.TIRANA         4    3    1    0    5-1        10
2.SHKUMBINI      4    3    0    1    7-4        9
3.ELBASANI       4    2    2    0    2-0        8
4.VLLAZNIA    4    2    1    1    5-3        7
5.DINAMO         4    1    3    0    3-1        6
6.FLAMURTARI     4    2    0    2    3-3        6
7.BESA    4    1    1    2    3-4        4
8.PARTIZANI      4    1    1    2    3-4        4
9.APOLONIA    4    1    1    2    3-5        4
10.LUSHNJA    4    1    0    3    2-5        3
11.BYLIS    4    1    0    3    4-8        3
12.TEUTA    4    0    2    2    0-2        2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›