Në përvjetorin e Ferdinand Dedës
Hapja e sezonit koncertor të Orkestrës Simfonike Kombëtare të RTSH, përkonin me 5-vjetorin e vdekjes së Ferdinand Dedës, një ndër kompozitorëve më të njohur shqiptarë. Koncerti për korno dhe klarinetë, dy nga veprat virtuoze që autori i shkroi në vitet ‘70-‘80, u interpretuan atë mbrëmje, ku salla mori edhe emrin e kompozitorit të shquar, “Mjeshtrit të madh”. U interpretuan gjithashtu edhe “Malli për atdhe”, një romancë nga Suzana Frashëri, rapsodi për piano dhe orkestër nga rudina Ciko apo koncert për klarinetë nga Bashkim Barbullushi. Koncerti që zgjati rreth dy orë u drejtua nga dirigjenti Jetmir Barbullushi. Por pas këtij koncerti, Orkestra e RTSH po përgatitet për sezonin e ri koncertor 2008-2009, për të vënë në skenë koncertet e zgjedhura për të. Në sezonin vjeshtë-dimër është menduar të organizohen një sërë koncertesh brenda dhe jashtë vendit, në disa bashkëpunime me artistë të njohur në skenat botërore, si dirigjentin anglez Nicholas Cleobury, dirigjentin italian Eddi De Nadai, solistët Sergio Patria violonçel, etj.