E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Poeteka”, nis gara e poezisë

 

Çelet sot në mbrëmje në Muzeun Arkeologjik në Durrës, edicioni i katërt i “Poetekës”. Festivali i njohur i poezisë, kësaj here do të presë poetë të njohur nga vende të ndryshme të botës, që do të recitojnë disa poezi në gjuhën origjinale, të shoqëruar edhe me muzikë. Gjatë një jave rresht është menduar që të ketë aktivitete të përditshme, me një program të përcaktuar qartë. Zvicerani Francesko Micieli, Tanja Bakiç nga Mali i Zi dhe poetët shqiptarë Krenar Zejno, Indrit Sinanaj, Alisa Velaj do të çelin ditën e dytë të festivalit. Casimiro De Brito nga Portugalia, amerikania Claudia Keelan, gjermanët Thomas Wohlfahrt dhe Ron Winkler, si dhe slloveni Marko Sosiç janë disa nga emrat e njohur që do të bëhen pjesë e edicionit të sivjetshëm të “Poetekës”. Si çdo vit festivali do të zhvendoset nga Torra Veneciane, Muzeu Etnografik, por edhe në qytete të ndryshme, si Berati, Kruja, Elbasani për të organizuar një sërë aktivitetesh letrare. Një mbrëmje e titulluar “Spiritizëm” do t’i kushtohet Oktavio Paz, një tjetër poezisë holandeze, një aktivitet do të përqendrohet në portretin e një përkthyesi si poet i fshehur, Wallace Stevens.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›