E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koja pro kërkesës së aleatëve

26/11/2004  

Tryeza e ardhshme mes aleatëve të "Koalicionit për Integrim", që do të jetë javën e parë të dhjetorit, sipas zëdhënësit politik në Partinë Socialiste, Gjergji Koja, do të ketë në qendër të diskutimeve marrëdhëniet dhe raportet mes aleateve deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2005. Koja duke iu referuar deklaratave të dy ditëve më parë të aleatëve të vegjël të PS-së, lidhur me përcaktimin e një afati për të iniciuar ndryshime në qeveri thekon se "jemi të gatshëm të diskutojmë për emra apo për çështje të tjera, sepse që një koalicion të funksionojë duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët". Gjithashtu, ultimatumit të bërë nga disa prej aleatëve, Koja u përgjigjet se "një koalicion dhe një ultimatum janë dy antonime, që nuk shkojnë fare me njëri-tjetrin". Sipas tij, kërkesa për ndryshime në nivel ministrash socialistët nuk e kundërshtojnë këtë tezë në parim, pasi "përmirësimi i qeversijes nuk konsiston asnjëherë në imazhin apo në konceptin e Partisë Socialiste, thjesht në ndryshimin e disa emrave në qeveri. Këtu bëhet fjalë për përmirësim të imazhit qeversisës në shumë fusha dhe në shumë hallka të një parimi të tërë qeversiës", tha Koja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›