E Diel, 1 Nëntor 2026

Januçi: Rajoni ka ende probleme politike

11/12/2004  Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Masimo Januçi, në një prononcim të dhënë për "Metropol" tha se Samiti i Presidentëve të Ballkanit, për marrëdhëniet ndëretnike "nuk duhet të përfundojë vetëm me diskutimet e zhvilluara këto dy ditë. Duhet të rimarrim këto takime dhe t'i çojmë më tej". Ndaj, ai ka shprehur besimin se takimet do të vijojnë dhe në të ardhmen për të arritur në një bashkëpunim sa më të plotë në rajonin e Ballkanit. Sipas tij, qëllimin e këtij Samiti është mjaft i lartë dhe i vlerësuar. "Kemi vlerësuar se është një pjesëmarrje dhe angazhim i madh i UNESKO-s. Përmes UNESKO-s financojmë një sërë projektesh për Shqipërinë", tha Januçi. Në lidhje me situatën në rajon, ai tha se ka ende probleme ekonomike dhe disa politike. "Por janë shumë më ndryshe se ato të disa viteve më parë", tha dje Januçi. Në këtë mënyrë, ai ka vlerësuar se për të kapërcyer dhe problemet aktuale duhet të zhvillohen dhe një sërë takimesh të tjera, që do të kenë në bazë marrëdhëniet ndëretnike dhe bashkëpunimin reciprok. Dhe pse ka pranuar se gjatë kësaj periudhe në rajonin Ballkanik ka shumë ndryshime pozitive, ambasadori i Italisë është shprehur se do të duhet dhe më shumë punë për të arritur në pikën e duhur. Megjithatë, ai tha se deklarata e dhënë nga presidentët pjesëmarrës duhet vlerësuar ashtu si duhet dhe duhet çuar më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›