Japin dorëheqjen 6 drejtorët

11/06/2005 Harasani, Idrizi, Lamaj, Duçkollari, Dalipi dhe Cami lënë detyrën për fushatën elektorale
Kreu i KESH dhe ai i Doganave deklaruan dje dorëheqjen zyrtare nga posti
Andis Harasani, Shpëtim Idrizi, Durim Lamaj dhe Artur Duçkollari kanë dhënë dje dorëheqjen nga postet që mbajnë në administratën publike. Ndërsa pritet që dhe Majlinda Keta të ndërmarrë hapa për të eliminuar konfliktin e interesit. Vendimi është marrë për shkak të angazhimeve që ata kanë si kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 3 korrikut. Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Harasani, i kontaktuar nga „Metropol” është shprehur se për të qenë i barabartë me kandidatët e tjerë në këtë garë elektorale, ka preferuar të japë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur gjatë këtyre viteve. Ndërkohë që, sipas zëdhënëses në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kreu i këtij institucioni, Idrizi, po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t'i dorëzuar ministrit të Financave dorëheqjen nga posti. Impenjimi në jetën politike të Partisë Socialiste të shumë drejtuesve të lartë të administratës publike ka sjellë dhe mundësinë e marrjes së lejeve për t'u shkëputur nga institucionet që drejtojnë në këtë prag zgjedhjesh. Kështu, drejtoresha e Arsimit të Tiranës, Majlinda Keta, është shprehur për "Metropol" se për shkak të ngakesës si kandidate për deputete do të marrë lejen. Duket se lëvizjet e fundit të kandidatëve për deputetë kanë ardhur pas deklarimeve të kreut të shtetit për largimin e zyrtarve të lartë të këtyre institucioneve nga detyra, për të krijuar barazi në kandidimin për deputet.
Harasani & Idrizi
Kreu i KESH-it pritet të zyrtarizojë sot dorëheqjen e tij nga posti që mban. Kandidimi i tij për deputet në zonën elektorale numër 36 në kryeqytet për Partinë Socialiste ka bërë që Harasani të japë dorëheqjen. “Dua të zhvilloj një garë elektorale të barabartë me rivalët e mi, duke përjashtuar këtu kandidatin e PD-së, i cili gëzon privilegjet që i jep posti i deputetit“. Harasani disa ditë më parë është shprehur për "Metropol“ se ka marrë një kredi personale në bankë për të zhvilluar fushatën elektorale, kjo duke lënë garanci shtëpinë e prindërve të tij. Gjithashtu, një javë më parë, ai ka deklaruar se ka marrë lejen e zakonshme, duke bërë dorëzimet për gjithë muajin qershor. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Idrizi, duket se ditën e hënë do t'i dorëzojë ministrit të Financave dorëheqjen nga detyra. Largimi i Idrizit nga kjo detyrë vjen për shkak të angazhimit të tij si kandidat për deputet në zonën elektorale numër 37. Sipas Idrizit, largimi nga detyra bëhet për të zhvilluar një fushatë elektorale dinjitoze dhe me impenjimin total të tij. Në këtë mënyrë kreu i Doganave ka preferuar që mes postit që mban dhe impenjimit në politikat e PS-së të zgjedhë këtë të dytën. Ashtu si Harasani dhe Idrizi para një jave kishte marrë lejen e zakonshme, që i përfundonte më 3 korrik.
Dorëheqjet
Dje kanë dhënë dorëheqje dhe drejtuesi i administratës tatimore në rrethe, Durim Lamaj dhe shefi i policisë së Shkodrës, Artur Duçkollari. Të dy janë kandidat për deputet, Lamaj për Partinë Socialiste dhe Duçkollari për Partinë Agrare Ambientaliste. Dorëheqjet e tyre kanë ardhur pas lirimit nga detyra të katër prefektëve, që janë kandidat për deputet. Angazhimi i tyre në jetën politike të vendit ka bërë që në zbatim të ligjeve të heqin dorë nga drejtimi i prefekturave. Sejdini i Elbasanit, Kodheli i Tiranës, Stefa e Fierit dhe Hasanaj i Shkodrës, kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i tyre, pasi ligji nuk i lejon prefektët të kandidojnë për deputetë. Aktualisht, duket se në garën elektorale kandidatët e Partisë Socialiste, të cilat kanë drejtuar poste të rëndësishme në administratën publike janë larguar nga këto detyra, për të zhvilluar garën elektorale pa privilegjet që do t'u falnin këto poste.
Largohen dy drejtoret
Drejtori i Përgjithshëm i Patentave, Shpëtim Cami, ka dhënë dje dorëheqjen nga posti që mban për t'u impenjuar në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut. Cami kandidon për Partinë Socialiste në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu dhe Alfred Dalipi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Bordit Drejtues të Radio Televizionit. Dalipi kandidon në Ersekë, në zonën 88. Veprimi i tyre ka ardhur vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve publike. Kjo për të krijuar barazi në zgjedhje, si dhe për të shmangur përdorimin e financave publike. Gjithsesi vetëm javën e ardhshme do të zyrtarizohen dorëheqjet, pasi më parë ato duhet të miratohen nga strukturat përkatëse.
Rikthehet votimi i ndarë në dy kampe
KQZ rrëzon kërkesën për mos regjistrimin e drejtorëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrate të Reformuar për të mos lejuar kandidimin e funksionarëve të lartë të shtetit pa dhënë më parë dorëheqjen. Vendimi është marrë me 4 vota pro dhe tre kundër, duke treguar dhe një herë se KQZ nuk do të ndahet lehtë në votimin me dy blloqe politike. Kështu, Prenga, Zguri dhe Gjata kanë kërkuar që KQZ të marrë në shqyrtim kërkesën dhe më pas të vendosë se si do të veprohet. Por, në të kundërt me këtë, Celibashi, Varfi, Subashi dhe Malaj, kanë votuar kundër kërkesës, duke mos pranuar shqyrtimin e saj. Në këtë kërkesë, PDR ishte shprehur se para se të regjistrohen si kandidatë për deputetë kreu i Doganave, Shpëtim Idrizi dhe ai i KESH, Andis Harasani, duhet të japin dorëheqjen nga detyra. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar në parim kërkesën, duke u shprehur se nuk është ky institucion që kontrollon nëse një kandidat ka konflikt interesi apo jo. Kërkesa e reformatorëve ka ardhur pas qëndrimeve të njëpasnjëshme të Presidentit të Republikës, i cili ka kërkuar që zyrtarët të mos përdorin postin e tyre në favor të kandidimit. Për këtë, kreu i shtetit ka tërhequr vëmendjen për respektimin e Kodit të Etikës, duke u shprehur se vetëm duke u vënë kandidatët në kushte të barabarta do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndrimin më të fundit kreu i shtetit e ka dhënë në takimin e zhvilluar në inspektoriatin e deklarimit të pasurive, ku ka marrë pjesë dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Marsia Ries.
Andis Harasani kandidon për Partinë Socialiste përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Shaban Memia, në zonën elektorale numër 36 në kryeqytet. Në këtë zonë gara elektorale mes kandidatëve ka shënuar përplasje të shumta mes rivalëve, duke e kthyer zonën në ndër më të "nxehtat“ në Tiranë. Në zonën nuëmr 36 kandidojnë Adrian Dule, i LSI-së dhe Shpëtim Rroqi, i LZHK-së.
Shpëtim Idrizi është kandidat për deputet në zonën elektorale numër 37 të Tiranës. Nga Partia Demokratike rivalizon në këtë garë Edi Paloka. Zona 37 nuk ka shënuar aktualisht përplasje të forta mes dy kandidatëve. Në këtë zonë kandidojnë për LSI-në, Viron Bezhani, për LZHK-në kandidon Uran Metko. Të gjithë kandidatët kanë përballjen për herë të parë me elektoratin e kësaj zone.
Nikollë Lesi
Nano po shkarkon kandidatët
Kryetari i PDK, Nikollë Lesi, tha dje se Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar shefin e qendrës shëndetësore në Kamëz, Mëhill Gecaj, sepse ky i fundit kandidon në zonën 43 nën siglën e PDK-së. “Më datë 6 qershor është firmosur urdhri i shkarkimit të përgjegjësit të qendrës shëndetësore në Fushë-Kamëz, Mëhill Gecaj, që kandidon në zonën 43 në Kamëz", tha Lesi. Nga ana e tij, kreu i PDK e ka konsideruar aktin e shkarkimit të Gecaj si dhunë, që Kryeministri Nano po bën ndaj demokristianëve. “Kuptohet ky proces nuk ka asnjë bazë ligjore. Mbështetet gjoja në Kodin e Etikës Elektorale. Nëse partia e Nanos ka vendosur të zbatojë këto rregulla morale, mund ta kishte bërë këtë me Idrizin e Doganave, me Harasanin e KESH, me Camin e Patentave, me Hasanlamajt e Lamajt e tatim-ujësjellësave etj.”, tha Lesi.