Perëndimi i ëndrrës kaliforniane
Ndërsa kriza botërore ka pushtuar botën dhe sidomos Amerikën, periudha e zezë e Kalifornisë duket e pashmangshme. Treguesit negativ i kalojnë ata pozitivë. Para së gjithash, dy prej tyre mund të paraqesin një fotografi sa më të mirë të situatës. E para: në katër vitet e fundit numri i emigrantëve është ulur shumë. Numri i personave dhe kompanive që kanë vendosur të lënë "shtetin e artë" ka qenë më i madh se ai i atyre që kanë zgjedhur të kërkojnë ëndrrën amerikane mes Los Anxhelosit dhe San Franciskos, ose mes të famshmes "Central valley" dhe gjirit të San Diegos. E dyta në vitin 2008, 40 për qind e konfiskimeve të shtëpive që iu bënë pronarëve, të cilët nuk ishin më në gjendje të paguanin huat, u regjistruan në Kaliforni. Lajmet negative prej muajsh qarkullojnë njëra pas tjetrës, duke vizatuar kështu një situatë që shteti perëndimor amerikan nuk e kishte jetuar kurrë më parë. Le ta nisim nga vendimi i "Standard & Poor" për të ulur vlerën e obligacioneve të nxjerra nga "shteti i artë". Përveç kësaj, prej tre muajsh sistemi politik është paralizuar krejtësisht dhe duket i paaftë për të gjetur një zgjidhje për problemet që kanë pushtuar vendin.
Zgjidhjet duket se janë lënë për të martën e 19 majit. Atë ditë do të zhvillohen zgjedhje speciale për të vendosur për gjashtë çështje që lidhen drejtpërdrejt me bilancin shtetëror. Një prerogativë që republikanët dhe demokratët e kanë lënë në dorë të zgjedhësve, duke qenë se nuk janë në gjendje të gjejnë një marrëveshje. Zgjedhësit duhet të thonë po ose jo për propozime të tilla si ajo për rritjen e taksave, apo krijimin e një fondi për të luftuar thatësirën për katër vitet e ardhshme. Të para një e nga një, këto masa mund të duken si çështje teknike, por në fakt janë akte politike që pasqyrojë paaftësinë e klasës drejtuese të shtetit për të gjetur zgjidhjen e problemeve, duke nisur nga guvernatori Arnold Shvarceneger. Ish-kampioni botëror i "kulturalizmit" dhe aktori i suksesshëm i Hollivudit është dëshmia më e mirë për të treguar se nuk mjafton popullariteti për të krijuar një politikan të mirë. Për shembull, sot 77 për qind e banorëve mendojnë se guvernatori ka gabuar. Për Shvarcenegerin ky do të ishte shansi i fundit, duke marrë parasysh mënyrën me të cilën u është drejtuar zgjedhësve për të shkuar për të votuar: "Tani kemi mundësinë të sistemojnë buxhetin për dhjetë vitet e ardhshme".
"Diferenca e vetme që u regjistrua në 2005-ën, hera e fundit kur kalifornianët u thirrën në kutitë e votimit, është se kemi pasur katër vite boshllëku në vendimmarrje të guvernatorit dhe gjithë klasës politike". Të paktën ky është mendimi i Xhek Pita, profesor i shkencave politike në "Claremont McKena College", universiteti që gjendet në zonën e madhe metropolitane të Los Anxhelosit. Atëherë çfarë do të ndodhë në kutinë e votimit më 19 maj? "Mendoj se përgjigjja e zgjedhësve do të jetë e llojit: Kemi dëgjuar shumë herë udhëzime mbi gjërat që duhet të ndodhin dhe pastaj nuk kanë ndodhur", rrëfen Xhon Koupal, president i një shoqate që lobon për temën e taksave, që në Kaliforni janë më të larta se në çdo vend tjetër të Amerikës. Kështu, është e mundur që qytetarët ose nuk do të shkojnë për të votuar, ose do t‘u thonë jo kërkesave. Ndërkaq, problemet ekonomike me të cilat po përballet vendi janë vërtet shumë të mëdha. Për zgjedhjet u vendos pasi u mor vesh se deficiti i Kalifornisë kap shifrën e 42 miliardë dollarëve, një shifër kjo e barabartë me bilancin e dhjetë shteteve të SHBA-së. Xhorxh Uill, editorialisti konservator i "Washington Post" dhe fitues i çmimit "Pulitzer", ka shkruar: "Një e teta e gjithë popullsisë së SHBA-së jeton në një shtet që ndodhet në një gjendje stanjacioni të vazhdueshëm. Nëse që nga viti 1999 e këtej shpenzimet e shtetit do të ishin bërë duke marrë parasysh inflacionin më shumë se sa rritjen e popullsisë, sot do të kishte një suficit prej 15 miliardë dollarësh, në vend të një deficiti prej 42 miliardësh". Uill është një nga ata njerëz që gjithsesi e gjykon si pozitiv rolin e guvernatorit Shvarceneger, mandati i të cilit skadon në vitin 2010. A do të rikandidojë ai? Ndoshta, por duke parë situatën politike që po kalon vendi, guvernatorit iu desh t‘i përgjigjej pyetjes nëse herë tjetër do të kandidojë nën flamurin e Partisë Demokratike (ish-aktori iu përgjigj: mjafton një demokrat në familje, gruaja ime Maria Shriver). Pyetja iu bë jo ngaqë aktori-politikan ka qenë ndër të parët guvernatorë republikanë që ishte pro ligjit antirecesion të kërkuar me ngulm nga Presidenti Barak Obama, por për mënyrën e tij të qeverisjes që nga 2003-shi, viti i zgjedhjes së tij të parë. Kur filloi kriza, Kalifornia ishte e para që u prek në janar të 2008-ës; zona të tilla si "Inland Empire" u shkatërruan sikur të kishte kaluar andej ndonjë tornado; mijëra persona që kishin emigruar nga Meksika, Hondurasi, Guatemala apo Salvadori, kishin blerë shtëpi dhe brenda pak muajve nuk ishin më në gjendje të paguanin huat. Pastaj erdhi rruga drejt ferrit për pjesën më të madhe të banorëve të Kalifornisë. Më pak para, më pak biznes, më pak fitime, që do të thoshte më pak taksa dhe më pak të ardhura në kasat e shtetit. Një situatë kjo që domosdoshmërisht çoi drejt vështirësisë së gjendjes financiare. Sot recesioni ekonomik ndihet vërtet. Mjafton të mendosh se ndërsa në SHBA në prill numri i të papunëve kapi shifrën 8.9 për qind, në Kaliforni ka arritur në 11.4 për qind. Ka nga ata që thonë se perëndimi kalifornian i ka rrënjët e vjetra, si për shembull humbja e mijëra vendeve pune të paguara mirë, për shkak të fundit të luftës së ftohtë, apo nga raportet e pazgjidhura mes të bardhëve nga njëra anë dhe afroamerikanëve e latinëve nga ana tjetër. Por, mbi të gjitha predominon narcizismi i banorëve vendas që kujdesen më shumë për kushtet e tyre personale se sa për grupin dhe shoqërinë. Kështu, takimi më 19 maj mund të jetë një rizgjim i pakëndshëm për shumë njerëz. Sepse, nëse të gjitha kërkesat nuk miratohen, kështu tregojnë edhe sondazhet, rezultati i pashmangshëm do të ishte rritja e menjëhershme e deficitit nga 42 në 48.5 miliardë dollarë. Atëherë Arnold Shvarceneger do të shndërrohet në një hero të humbur, shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim nëpër filma: gjithmonë hero fitimtar.