E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, përmbysje pushteti, pas 54 vitesh vijnë të djathtët

 

Pas më shumë se 5 dekadash, në Japoni vjen në pushtet e djathta, Partia Demokratike (PD) e cila pas votimit të djeshëm ka fituar pjesën më të madhe të votave në Dhomën e Ulët, duke marrë 389 ulëse, nga 480 të tilla. Dy partitë aleate të saj, Partia Socialdemokratike (PSD) dhe partia e re e popullit (NPP) kanë respektivisht katër dhe tre vende. Partia Liberaldemokratike, e mundur pas 54 vitesh në pushtet, tashmë ka vetëm 99 ulëse në Parlamentin e vendit, 200 më pak se në zgjedhjet e kaluara katër vite më parë. Shumë shpejt do të fillojnë bisedimet nga lideri i kësaj partie, Yukio Hatoyama me aleatët për të formuar qeverinë. Kjo parti ka vetëm 12 vjet që është formuar dhe kësaj radhe e ka mundur bindshëm partinë e kryeministrit Trao Aso. Partia Liberal Demokratike ka qenë në pushtet që prej vitit 1955. Shkalla e lartë e papunësisë dhe recesioni i theksuar i ekonomisë japoneze duket se kanë qenë arsyet e humbjes së partisë së kryeministrit aktual Taro Aso. Nën drejtimin e kësaj partie, Japonia ka pasur periudha lulëzimi, por edhe disa kriza të forta ekonomike. Kryeministri Taro Aso, duke pranuar rezultatin, tha se do të merrte përsipër përgjegjësinë për atë që ai e quajti humbje të thellë dhe se do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë. Ndërsa Partia Demokratike e Japonisë ka premtuar se me të ardhur në pushtet, do të forcojë sistemin e asistencës sociale dhe do të ndërmarrë reforma të thella në administratë. Liderja e  re e Japonisë ka kërkuar gjithashtu forcimin e lidhjeve me fqinjët aziatikë të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›