Japoni, rritet nivelii jodit radioaktiv nëdet, preket dhe Kina
OSAKA- Përqindja e jodit radioaktiv në det u regjistrua në rritje, rreth 4 385 herë më shumë se norma e lejuar rreth 300 metra në jug të centralit bërthamor Fukushimas që u aksidentua nga tërmeti katastrofik, theksoi sot ''Tepco''.
Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të jodit 131 që prej fillimit të katastrofës së 11 marsit si pasojë e tërmetit shkatërrimtar i pasuar nga një cunami.
Kjo përqindje jodi ishte 1 250 herë më i lartë se norma e lejuar të shtunën e kaluar, 1 850 herë më e lartë të dielën. Më pas u ul në fillim të javës para se të rritej dje rreth 3 355 herë se norma e lejuar.
Por një tjetër vend është vënë në alarm nga katastrofa në Japoni. Pothuajse i gjithë territori kinez regjistroi nivele të ulëta radioaktiviteti që vinte nga centrali bërthamor në Japoni, aksidentuar nga tërmeti katastrofik i 11 marsit dhe që nuk përbën rreziqe për shëndetin, njoftoi sot qeveria kineze.
''Radioaktiviteti u diktua në të gjitha provincat shumë të popullura në veri, në lindje dhe në jug të Kinës'', njoftoi dje Ministria kineze e Mjedisit.
''Doza të ulëta jodi 131, cesiumi 137 dhe 134 të ardhura nga centrali bërthamor i Fukushimas u diktuan në atmosferë në shumë provinca kineze si edhe në Pekin'', shtoi ministria.
"Kjo do të thotë se radioaktiviteti nuk do të ketë efekte në shëndetin publik dhe nuk është e nevojshme asnjë masë paraprake'', nënvizoi Ministria e Mjedisit.
Kina ndaloi javën e kaluar, importin e frutave, zarzavateve dhe prodhimeve të qumështit që vinin nga rajonet japoneze në afërsi të Fukushimas.
Ndërkohë kryeministri japonez, Naoto Kan pohoi sot se centrali bërthamor i Fukushimas, në verilindje të Japonisë, do të shkatërrohej, gjatë një takimi me kreun e Partisë Komuniste japoneze, raportoi agjencia e shtypit "Kyodo".
Ky informacion u bë publik nga Kazuo Shii gjatë një konference shtypi në përfundim të takimit me shefin e qeverisë së qendrës së majtë, saktësoi agjencia.
Tokyo Electric Poëer (Tepco), operatori dhe pronari i centralit Fukushima Daiichi (Nr.1), vlerësoi si të pashmangshme çmontimin e katër reaktorëve të parë, sapo të përfundonin operacionet e vështira të ftohjes, që janë duke u kryer dhe që mund të zgjasin disa muaj.
Këta reaktorë u dëmtuan rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
Por, presidenti i nderit i grupit, Tsunehisa Katsumata, la të kuptohej dje se reaktorët 5 dhe 6, që nuk u prekën nga katastrofa, mund të ruheshin ende.
Pjesët e para të centralit Fukushima Daiichi u instaluan mbi 40 vjetë më parë në bregun e Paqësorit, 250 kilometra në veri të Tokios dhe 35 milionë banorëve të saj.
(d.b/BalkanWeb)