Japonia, Kina dhe Koreja, bashkë kundër krizës
Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut bënë thirrje sot për forcimin e bashkëpunimit në Azi për të përballuar krizën ekonomike botërore, duke propozuar veçanërisht rritjen e kapitalit të Bankës aziatike për zhvillim.
Kryeministri i Japonisë, Taro Aso, ai i Kinës, Ëen Jiabao dhe presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-Bak u mblodhën në Fukuoka, në jugperëndim, për një samit të jashtëzakonshëm, me temë kryesore luftën kundër krizës ekonomike botërore.
"Liderët e Republikës Popullore të Kinës, Japonisë dhe të Koresë së Jugut janë të një mendimi lidhur me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes tyre për të administruar më mirë situatën e krizës ekonomike”, deklaruan ata në një komunikatë të përbashkët.
Sipas tyre, banka aziatike e zhvillimit mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndihmë të vendeve aziatike në zhvillim të prekura nga kriza financiare. Për këtë ata bëjnë thirrje për një marrëveshje të shpejtë për rritjen e kapitalit të bankës. /atsh/