“Jashtë listave, 10 mijë zgjedhës”

26/04/2005 Opozita shpreh shqetësimin
DURRËS - Parregullsitë në listat e zgjedhësve në Durrës janë bërë objekt i kritikave të përfaqësuesve të opozitës në Durrës. Strukturat politike të forcave opozitare, pas verifikimit të listave paraprake, të shpallura në qendrat e votimeve, kanë vërejtur se pasaktësitë në këto lista janë shumë të mëdha.
Dje, në Bashkinë e Durrësit, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Vaso Papai, ka pohuar se janë rreth 10 mijë zgjedhës, të cilët nuk janë regjistruar dhe nuk janë përfshirë në listat e shpallura. Deklarimet e tij janë bërë gjatë takimit që kanë organizuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Beja dhe Kristo Goxhi, me drejtues të bashkisë, grupet e punës së verifikimit dhe regjistrimit, si dhe me koordinatorin e procesit Indrit Puteci. Parlamenti ka ngritur ditë më parë një komision të posaçëm për të tërhequr të gjitha vërejtjet, që lidhen me hartimin e listave për zgjedhjet parlamentare të verës. Deri më datë 15 maj 2005, komisioni i ngritur pritet të dalë me konkluzione përfundimtare, duke bërë të qartë se do të ndërhyhet në kohë për të kapërcyer problemet.
Durrësi është një ndër zonat ku janë shfaqur probleme serioze me përpilimin e listave, veçanërisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 dhe ato për pushtetin vendor të vitit 2003. Opozita dhe veçanërisht Partia Demokratike ka qenë shumë kritike në të dy këto procese dhe, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.