E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pashkët, 1 muaj lejekalimi për emigrantët

26/04/2005  Këtë vit nuk është e nevojshme dhënia e lejes së kalimit dhe të kthimit për emigrantët, periudha e kalimit 15 prill-15 maj

Shqiptarë që kanë “veveosin” (vërtetimet) kanë mundësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë e të kthehen brenda 1 muaji.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit Ministria e Rendit Publik greke është treguar jo vetëm më e gatshme, por dhe shumë më dorëlëshuar me emigrantët. Kështu, vendimi për lejimin e kalimit të kufirit dhe kthimit të sigurt në vendet e punës dhe të banimit, për ata emigrantë që nuk janë pajisur ende me lejet e tyre të qëndrimit, është aprovuar plot 15 ditë para festimit të pashkëve dhe do të zgjasë edhe 15 ditë të tjera pas tyre.

Maratona e pritje-kërkimit

Duhet pranuar se maratona e kërkimit të vendimit të kësaj radhe nuk ka qenë edhe aq e vështirë. Në thelb na është dashur paksa diplomaci dhe “marrëdhënie të mira publike”. Në fakt kërkimi (e njëkohësisht presioni ynë) kishte nisur që në fillim të muajit prill, duke kontaktuar së pari me burimet tona pranë Minstrisë së Rendit Publik, agjencive ajrore dhe të transportit interurban, të cilat duhet pranuar se ushtrojnë presion të konsiderueshëm, me qëllim që të sigurojnë të ardhura nga udhëtimi i emigrantëve, sidomos në raste festash.

Pas një sërë përpjekjesh, vetëm një javë burime të brendshme, specialistë për çështjet e emigracionit në Ministrinë e Brendshme Greke ishte i pranishëm edhe mendimi se “ndoshta kësaj radhe nuk duhet të sugjerohej dhënia e lejes së kalimit dhe të kthimit për emigrantët”.

E gjithë kjo shpjegohej, sipas tyre, me faktin se ka disa muaj (konkretisht që nga janari) që nëpër periferi po punohet intensivisht dhe pjesa më e madhe e emigrantëve janë pajisur me leje qëndrimi. Si rrjedhim, nuk do të ishte e nevojshme të rregullohej me vendim ndërministror udhëtimi i tyre për Pashkë.

Por emigrantët, mbajtës të vërtetimit s’e kanë dorëzuar kërkesën për rinovim të lejes së punës ose të qëndrimit (sado të paktë në numër të jenë). Në të vërtetë nuk janë as përgjegjës, e aq më pak fajtorë se përse nuk disponojnë në këto momente ende leje të vlefshme qëndrimi. Në këto kushte është e pajustifikueshme dhe antiligjore t’u pengosh të drejtën e udhëtimit të lirë, qoftë edhe në vendin e tyre.

Kjo ide do të mbizotëronte midis drejtuesve të lartë të Minstrisë së Brendshme Greke, të cilët kanë vendosur në fillim të kësaj jave të bëjnë propozimin e nevojshëm, drejtuar Ministrisë së Rendit Publik Greke për të lejuar daljen dhe hyrjen e ligjshme të emigrantëve që disponojnë vetëm “veveosin”.

Dy javë më parë, drejtuesit e zyrës së shtypit të Ministrisë së Rendit, të cilët sikurse deklaruan “prisnin edhe ata një përgjigje përfundimtare nga Departamenti i Shtetasve të Huaj të kësaj ministrie”, që do të thotë një firmosje të vendimit, me qëllim që vendimi të hynte në rrugën e zbatimit.

Ekziston një lloj ankthi rreth kësaj çështjeje, që është mëse e dukshme tek emigrantët që me të drejtë kërkonin të dinin nëse do të mund të udhëtonin për Pashkë. Në fakt pritej vetëm vendosja e periudhës konkrete se kur do të lejohej udhëtimi dhe kushteve. Burimet nga Ministria e Brendshme siguruan që dy javë më parë, se vendimi ishte pozitiv.

Leja e kalimit

Kohëzgjatja e lejes së kalimit për Pashkë, sikurse do të konstatoni, është 1-mujore. Konketisht ajo fillon nga 15 prilli 2005 e mbaron më 15maj 2005. Ndërkohë të drejtë për të udhëtuar kanë të gjithë emigrantët, të cilët kanë kërkuar leje fillestare qëndrimi për arsye të bashkimit familjar, pune, studimi dhe kërkesa e tyre është në shqyrtim. Gjithashtu, mund të udhëtojnë edhe emigrantët që janë mbajtës të lejes së qëndrimit, vlefshëmria e së cilës ka mbaruar dhe të cilët kanë depozituar kërkesën për rinovim të lejes së punës ose të qëndrimit të Greqi.

Dokumentet

Për personat që kishin kërkuar leje qëndrimi fillestare, për arsye të bashkimit familjar, pune, studimi, do të duhen të paraqesin në pikat e kalimit kufitar pasaportën e vlefshme, vizën e skaduar, me të cilën hynë në territorin gek si dhe vërtetimin që kanë depozituar kërkesën fillestare të qëndrimit për bashkim familjar, për punë ose për studime.

Ndërsa emigrantët, leja e qëndrimit të të cilëve ka skaduar, do të duhet të disponojnë me vete pasaportë të vlefshme, lejen e qëndrimit, vlefshmëria e së cilës ka mbaruar, vërtetimin se kanë dorëzuar dokumentet për dhënien e lejes së punës, ose të qëndrimit, pra skadimti të saj, për një nga kategoritë që parashikohen në ligjin 2910/2001 (psh., për punë të varur, ushtrim shërbimesh të pavarur ose vepër, veprimtari ekonomike të pavarur, bashkim familjar, leje qëndrimi personale, bashkëshortë të shtetasve grekë, ose të shtetasve të BE-së, prindër të shtetasit grek, studime etj.).

Kujdes!

Deri më sot, në çdo rast kur është lejuar udhëtimi i emirantëve ka ekzistuar një rregull i pashkruar. Sipas këtij të fundit, emigrantët, të cilët kishin kaluar kufirin para datës së caktuar, nuk ishin pranuar të rihynin në territorin grek, por iu ishte rekomanduar të pajiseshin me vizë në konsullatat greke të vendit të tyre.

Kësaj radhe, Ministria e Rendit i ka paraprirë çdo të papriture, duke i dhënë formë ligjore çdo rregulli. Kështu, në vendimin e saj, ajo përcakton si datë të nisjes së emigrantëve drejt vendeve të tyre 15 prillin dhe të kthimit në Greqi, 15 majin. Kjo do të thotë se nuk duhet të kapërceni asnjë nga datat, qoftë në nisje, po kështu edhe në kthim.

Deklaratë

Ministria e Rendit Publik

Zyra e Shtypit

Athinë, 13. 04.2005

Lejohet, gjatë periudhës së festimit të Pashkëve, rihyrja në Greqi e shtetasve të huaj, të cilët:

1.Kanë kërkuar leje qëndrimi fillestare për arsye të bashkimit familjar, pune, studimi dhe kërkesa e tyre është në shqyrtim, ose

2.Janë mbajtës të lejes së qëndrimit, vlefshmëria e së cilës ka mbaruar dhe të cilët kanë depozituar kërkesën për rinovim të lejes së punës, ose të qëndrimit në vendin tonë.

Shtetasit e huaj që bëjnë pjesë në këto kategori dhe që dëshirojnë të vizitojnë vendin e tyre gjatë periudhës së festimit të Pashkëve, mund të nisen nga 15.04.2005, dhe të kthehen në Greqi deri më 15.05.2005 përderisa janë mbajtës:

1.shtetasit e huaj që kërkojnë leje qëndrimi fillestare:

a.Pasaportës së vlefshme

b.Vizës së skaduar, me të cilën u pajisën fillimisht për arsye bashkimi familjar, pune, studime.

c.Vërtetimi se kanë depozituar kërkesën për dhënien e lejes fillestare të qëndrimit për bashkim familjar, për punë ose për arsye studimesh.

d.Shtetasite huaj leja e qëndrimit e të cilëve ka skaduar

e.Pasaportës së vlefshme

f.Lejes së qëndrimit, vlefshmëria e së cilës ka skaduar

g.Vërtetimi se kanë dorëzuar dokumentet për dhënien e lejes së punës, ose të qëndrimit para skadimit të saj, për një nga kategoritë që parashikohen në ligjin 2910/2001 (psh., për punë të varur, ushtrim shërbimesh të pavarura ose vepër, veprimtari ekonomike të pavarur, bashkim familjar, leje qëndrimi personale, bashkëshortë të shtetasve grekë ose të shtetasve të BE, prindër të shtetasit grek, studime etj.).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›