Java 24, ndeshjet, gjyqtarët, statistikat
Java e 24-t paraqet sfida interesante, pasi tri ekipet kryesuese, Tirana, Vllaznia e Dinamo, luajnë në transfertë. Albania-sport.com paraqet ndeshjet e javës, gjyqtarët dhe statistikat e tyre me skuadrat respektive gjatë këtij sezoni.
BYLIS-TIRANA
Sokol Çekaj (12 ndeshje) ka gjykuar tri herë më parë Tiranën, dhe të tria në transfertë: Teuta-Tirana (0-1), Shkumbini-Tirana (0-0) dhe Besa-Tirana (1-3). Bylisin e ka drejtuar vetëm një herë: Vllaznia-Bylis (1-0)
APOLONIA-VLLAZNIA
Edvin Hoxha (5 ndeshje) ka gjykuar gjatë këtij sezoni një herë Apoloninë dhe po një herë Vllazninë. Lezhjani ka drejtuar takimin Apolonia-Elbasani (2-2, java 12) dhe Bylis-Vllaznia (1-2, java 16).
FLAMURTARI-DINAMO
Sokol Jareci (12 ndeshje) u përzjodh me konsensusin e dy klubeve. Ndërkombëtari ka drejtuar këtë sezon edhe një herë tjetër këtë dyshe: Dinamo-Flamurtari (1-1, java 10). Precedentë të tjerë: Flamurtari-Vllaznia (1-0), Elbasani-Flamurtari(0-0); Tirana-Dinamo (2-1), Elbasani-Dinamo (2-2).
PARTIZANI-BESA
Tanush Latifi (9 ndeshje) është “xhaketa e zezë” e përzgjedhur nga shorti. Gjirokastriti ka gjykuar vetëm një herë Partizanin gjatë këtij sezoni: Shkumbini-Partizani (1-0). Nuk ka asnjë precedent me Besën.
ELBASANI-SHKUMBINI
Artan Taullai (9 ndeshje) do të gjykojë derbin e prefekturës së Elbasanit. Gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës ka drejtuar më parë Elbasani-Teuta (0-1). Asnjë ndeshje e Shkumbinit në statistikat e Taullait.
TEUTA-LUSHNJA
Bardhyl Pashaj (11 ndeshje) ka gjykuar më parë: Besa-Teuta (1-1), Teuta-Shkumbini (2-0). Gjyqtari tiranas i ka drejtuar vetëm një herë lushnjarët: Shkumbini-Lushnja (1-2).
Kategoria Superiore
Java 24, 15.03.2009
Bylis*-Tirana (Sokol Çekaj)
Apolonia*-Vllaznia (Edvin Hoxha)
Partizani-Besa (Tanush Latifi)
Flamurtari-Dinamo (Sokol Jareci, me konsensus)
Elbasani-Shkumbini (Artan Taullai)
Teuta-Lushnja (Bardhyl Pashaj)
* Ndeshjet zhvillohen pa shikues
Kategoria e Parë
Java 21, 14.03.2009
Bilisht S.-Kastrioti (Lorenc Jemini)
Ada-Skënderbeu (Kridens Meta)
Skrapari-Dajti (Sadik Disha)
Burreli-Sopoti (Enea Jorgji)
Luftëtari-Gramozi (Blendi Breshani)
Besëlidhja-Pogradeci (Labion Mustafaraj)
Naftëtari-Turbina (Melis Dervishi)
- Takimet nisin në orën 15:00
13 Mars 2009