E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: "Mançesteri i hekurt, Interi me dinjitet"Presidenti i Interit, Masimo Morati, nuk kërkon alibi pas humbjes 2-0 me Mançester Junaitid në “Old Traford” për Ligën e Kampioneve: “U kualifikua me m



Presidenti i Interit, Masimo Morati, nuk kërkon alibi pas humbjes 2-0 me Mançester Junaitid në “Old Traford” për Ligën e Kampioneve: “U kualifikua me meritë ekipi më i fortë. Ne bëmë shumë gabime. Tani duhet të mendojmë vetëm për kampionatin”. Presidenti 63-vjeçar, i cili është në krye të Interit nga viti 1995, tregoi respekt për kundërshtarin anglez.
SHUMË GABIME- “Në këto të teta të finaleve të gjitha ekipet angleze dëshmuan se kanë një zhvillim superior në raport me ato të futbollit italian, qoftë në termat taktikë, qoftë dhe cilësinë e futbollistëve të veçantë”, - shpjegon presidenti zikaltër për “Gazzeta dello Sport”. “Dua të them se Interi u përgjigj me shumë dinjitet, luajti mirë, por gabuam në disa raste goli dhe jashtë shtëpisë nuk mund të gabosh. Patëm pesë raste goli, por nuk i shfrytëzuam, përndryshe edhe mund të barazonim. E gjitha ajo që mund të ndodhte kundër nesh, në fakt, ndodhi”.
JUNAITID I HEKURT- Morati, megjithatë, thotë se ai nuk dëshiron kurrsesi të gjejë justifikime, pasi përballë Interit ishte një skuadër e madhe, që e meriton të jetë kampione e botës, që po e dëshmon prej një kohe të gjatë dhe në kampionatin anglez, dhe jo vetëm në një turne. “Është e fortë në të gjitha rastet, ka lojtarë të mëdhenj. Ne bëmë një ndeshje të bukur, vetëm se gjuajtjet e tyre përfunduan brenda, ndërsa tonat jo, ky ishte ndryshimi”.
KAMPIONATI- Tani është fjala të shohin përpara, duke nisi me kampionatin, ku Interit i duhet të mbrojë avantazhin prej 7 pikësh që ka në raport me Juventusin. “Tani të gjitha skuadrat italiane janë të eliminuara nga Liga e Kampioneve”, - nënvizoi Morati. “Do të mendojmë seriozisht, pasi është e rëndësishme për ne, ashtu si për të gjithë të tjerët. Moralisht besoj se Interi nuk mund të jetë i goditur, pasi e bëri ndeshjen e tij. Tani duhet ta rifillojmë nga fillimi në planin ndërkombëtar, duke menduar për sezonin e ardhshëm”.
Karlsruhe kërkon sulmues të “çmendur”

Karlsruhe e Edmond Kapllanit është duke vendosur një rekord. Deri tani nuk pasur asnjë skuadër e Bundesligës që të ketë shënuar pas 23 ndeshjeve vetëm 18 gola. Mesazhi përpara duelit për mbijetese me Arminia Bielefeldin është i qartë: “Die Elf” (11-shi) i Edmund Bekerit duhet të fitojë. Përndryshe, lamtumirë Bundesliga 1! Sipas revistës gjermane “Kicker”, trajneri i Kalrsruhes ka vendosur të ndryshojë taktikë e të luajë me dy sulmues. Njëri vend i përket Sebastian Frajs (shtatë gola), ndërsa në luftën për vendin e dytë, Mahir Saglik ka shanse më të mira se Edmond Kapllani. Sulmuesi shqiptar (15 ndeshje/asnjë gol), sipas Kicker.de, duhet të bëjë më shumë për të bindur trajnerin për vlerat e tij. Të mos zhgënjejë, në rastin se do të jetë ai nga minuta e parë. “Ne duhet të bëhemi si të çmendur për të kërkuar golin”, - thotë Xhovani Federiko.
VATA - Me katër fitore rresht është shndërruar Tus Koblenc në një ekip tjetër, që tashmë nuk e diskuton mbijetesën. Dhe për këtë një rol jo të vogël ka dhe sulmuesi shqiptar Fatmir Vata, i cili ka rigjetur ritmin e duhur edhe pse vinte pas një dëmtimi të gjatë. Veterani 37-vjeçar ka ndërmarrë një rol kyç në sistemin e lojës të trajnerit Uve Rapolder. “Ne e kemi ditur gjithmonë se kemi një ekip të mirë”, -thotë Vata, i cili është gati si vëlla me trajnerin. Rapolder është i kënaqur me përformancën e Vatës: “Me të ne sulmojmë në mënyrë automatike”. Vata është në kërkim të golit të tij të 30-të në Bundesligën 2.

13 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›