E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java VII e Kinemasë Spanjolle vazhdon në Beratin



Java e VII e Kinemasë në Spanjisht, në kuadër të programacionit kulturor të Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, do të afrohet kësaj rradhe me kinematografinë iberoamerikane, me diversitetin e imazheve, kujtimeve dhe ëndrrave të saj, me filma nga Argjentina, Kili, Kuba, Uruguay dhe Spanja. Të flasësh për kinemanë latinoamerikane, apo iberoamerikane nëse përfshijmë vendet e gjuhës portugeze, nënkupton një ambient aq heterogjen dhe të ndryshëm sa edhe kjo zonë gjeografike, me veçantitë e saj sociale, kulturore dhe ekonomike por me një element të përbashkët: një gjuhë që ju jep identitet propozimeve të ndryshme. Kultura në gjuhën spanjolle shtrihet në disa kontinente dhe gjuhën e saj e flasin më shumë se 500 milionë persona. Për të bërë të njohur botën në spanjisht në Shqipëri ja kemi dedikuar këtë Javë të Shtatë të Kinemasë, kinematografisë iberoamerikane. Një kinema e pasur ne tematikë dhe imagjinacion që përballet kryesisht , përveç se me barriera të tjera, si p.sh. me mungesën e politikave shtetërore të orientuara ndaj krijimit të industrive audovizuale apo mungesës se investimeve private- dhe me problemet e daljes (distribucionit dhe shfaqjes) në qarqe komerciale. Formula të tilla si nxitja e bashkëprodhime, të promovuara nga Spanja (Programi Ibermedia), kanë përbërë një alternativë për të përballuar mangësitë e tregjeve të saj. Filmat që marrin pjesë në këtë cikël janë të gjitha rezultat i kësaj formule, pra janë bashkëprodhime: “Elsa dhe Fredi” (Argjentina dhe Spanja); “Kaçimba” (Kili, Argjentinë dhe Spanjë); “Luleshtrydhe dhe Çokollatë” (Kubë, Meksikë dhe Spanjë); “Udhëtimi drejt Detit” (Uruguaj dhe Argjentinë); “Një Ari i Kuq” (Argjentinë dhe Bolivi), dhe “Havana Blues” (Spanjë dhe Kubë). Ky cikël që fillimisht u shfaq në Pogradec, ka nisur të transmetohet edhe në Berat që nga data 26 gusht, për t’u mbyllur në fund të këtij muaji.

Çmimi “Nënë Tereza”

Shkrimtari Resul Shabani nderohet nga Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë shkrimtarit Resul Shabani dhe akademikut Tome Serafimovskit në mënyrë solemne iu nda çmimi shtetëror "Nënë Tereza" për vitin 2009, për realizime të rëndësishme në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor. Çmimi "Nënë Tereza" jepet për realizime të rëndësishme me interes publik në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si ndërmjet popujve, ashtu edhe ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe feve në Maqedoni. Çmimi ka nisur të akordohet që prej vitit 2006, ndërkohë që këto vite fitues të tij kanë qenë stomatologu Kote Tasevski, shkrimtari Hristo Krstevski, gazetari Stojan Trençevski etj.

28 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›