E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra prej plasteline

Animatori me emër në Greqi, Jani Zhonga, u mëson fëmijëve sarandiotë animacionin e plastelinës


Dhjetëra fëmijë të Sarandës përjetuan këto ditë një eksperiencë të rrallë, duke mësuar artin e animacionit me plastelinë.Në kuadër të projektit "Jonianët e vegjël", themeluar dhe drejtuar nga gazetarja Laureta Roshi, në Sarandë, për t`ua mësuar fëmijëve mjeshtërinë e plastelinës, ishte Jani Zhonga, një prej emrave më të mëdhenj të animacionit në Greqi, ish animator në Kinostudion "Shqipëria e re" para `90.


Për 12 ditë rresht, ai u mësoi dhjetëra fëmijëve se si të krijonin personazhe të ndryshme në plastelinë, për t`i jetësuar më pas në kompjuter, duke i shndërruar në aktiv. Sipas Zhongës, i specializuar nga animacionin me plastelinë, në fillim duket diçka e vështirë dhe gati e pamundur, për fëmijët dhe për çdokënd, por më pas bëhet diçka shumë e thjeshtë dhe shumë e dashur. Shumë prej fëmijëve, kërkuan nga Jani që ai të qëndronte dhe më shumë në Sarandë për të vazhduar ditët me krijime animatore.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›