Zvicra ofron për Shqipërinë 40 bursa
Në kuadrin e afishimit të informacionit të vazhdueshëm për bursat apo të drejtat e studimit që u ofrohen studentëve shqiptarë në bazë të marrëveshjeve apo bashkëpunimit me universitetet e huaja, dje është publikuar një tjetër njoftim.
Qeveria e Konfederatës Zvicerane, nëpërmjet Komisionit Federal të Bursave për Studentët e Huaj (ESKAS), në kuadrin e një kontingjenti të veçantë, ka ofruar 30-40 bursa për studentë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për studime pasuniversitare në universitetet dhe shkollat e larta zvicerane.
Për më tepër informacion, të gjithë aplikantët e interesuar t‘i referohen adresës së internetit të ambasadës zvicerane në Tiranë www.eda.admin.ch/tirana, ose të kontaktojnë direkt zyrat e kësaj ambasade për tërheqjen e materialeve të aplikimit.
Dosjet e plota të aplikantëve duhet të dorëzohen pranë ambasadës zvicerane deri në fund të muajit nëntor 2009.