E Diel, 1 Nëntor 2026

Jehona e vizitës së Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni në agjencitë e huaja të lajmeve

Mediat italiane vlerësojnë marrëveshjet në energjitikë dhe mbështetjen e Romës për Shqipërinë në NATO e në BE

Media italiane i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës zyrtare njëditore të Kryeministrit italian Silvi Berluskoni dje në Tiranë.
Kreu i qeverisë italiane shoqërohej në vizitën e djeshme nga një numër i madh gazetarësh italianë si të medias së shkruar ashtu dhe asaj vizive të cilët ndoqën nga afër axhendën e ngjeshur zyrtare të Berluskonit në Tiranë, e para që kur ai mori drejtimin e qeverisë italiane në prill të këtij viti. Të paktën 32 televizione italiane, mendohet se ndodheshin dje në Tiranë, në këtë vizitë disaorëshe të shefit të qeverisë italiane.
Ndërkohë, seksionet ekonomike të një pjesë te mirë të agjencive italiane të lajmeve por edhe mediave të ndryshme, i kanë bërë jehonë nënshkrimit të disa marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve në fushën e energjitikës si dhe mbështetjes së plotë të Romës për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, në kuadrin e një aleance sa historike aq edhe strategjike mes dy vendeve.
Kështu agjencia e njohur e lajmeve AGI shkruan “Berluskoni në krah të Tiranës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
“Berluskoni ka vënë në mbështetjen dhe rolin e Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE, ndërsa theksoi se vendi ynë do të jetë avokati kryesor, kur Shqipëria do të vendosë që të aplikojë zyrtarisht për tu bërë pjesë e unionit. Kjo ka qenë përherë politika ime, shtoi Berluskoni, besoj se konfliktet etnike mund të gjejnë zgjidhje vetëm përmes integrimit të gjithë Ballkanit në familjen e madhe të popujve evropianë”, citonte agjencia e njohur e lajmeve.
Ndërkaq agjencia tjetër “Apcom-Nuova Evropa” shkruante se, “Berluskoni: Po Shqipërisë në BE dhe liberalizimit te vizave brenda vitit 2009, pasi vetëm kështu mund të zgjidhen situatat konfliktuale në Ballkan”.
“Pyetjes së një gazetari italian në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave parashikuar për vitin 2009, kryeministri ynë nënvizoi se ‘pozicioni im është absolutisht pozitiv në lidhje më këtë çështje, çka e ka shprehur në emër te qeverisë sime edhe nga Ministri i Jashtëm Franco Frattini me qartësinë më të madhe’”.
Ndërkaq agjencia “Virgilio Notizie”, i referohet deklaratës së kryeministrit italian mbi fitoren e sigurt të së djathtës shqiptare në vitin 2009.
“Berluskoni: Berisha fiton zgjedhjet, më pas docent në Universitetin e Lirisë. Sipërmarrësit gjejnë tek qeveria shqiptare një mbështetje të madhe”.
“Presidenti i Këshillit të Ministrave, Silvio Berluskoni, gjatë takimit dypalësh italo-shqiptare, i ka drejtuar një ‘ftesë publike’ kryeministrit shqiptar Sali Berisha që ‘sapo vitin tjetër të fitojë zgjedhjet’ të vijë në Itali për të mbajtur leksione në universitetin e Lirisë që do të çelet në mars të 2009-ës”, shkruante kjo agjenci.
Ndërkaq edhe e përditshmja italiane pranë së majtës “La Stampa” ka vlerësuar rëndësinë e vizitës së kryeministri italian në Shqipërisë. “La Stampa” citon me këtë marrëveshjen dypalëshe në bazë të së cilës konsorciumi italian “Falcione” do të ndërtojë një rafineri për rigazifikim në Levan të Fierit, një projekt ky me vlerë 1 miliardë euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›