E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grua e Mjaft sulmon dy burrat e shtetit, kryeministrat e Shqipërisë e të Italisë

Qendrime anarkiste të qarqeve me frymëzime të qarta leniniste të Mjaft-istëve, të cilat deri dje hanin bukën e Edi Ramës. Opozita gjendet përballë detyrimit për t’u distancuar zyrtarisht nga grupe të tilla apatride, ndërkohë që strukturat shtetërore duhet të nisin një hetim për financimet e tyre të paligjshme

Fraksione ekstremiste të së majtës anarkiste e ithtarëve të rrugës kanë reaguar më mënyrë të paprecedentë ndaj vizitës së kryeministrit të djathtë italian. Nën atmosferën e ritmeve revolucionare të 29 Nëntorit datës së festimeve jugosllave, veglat e Edvinit, të atashuar tek Mjaft e kanë denoncuar vizitën e zoti Berlusconi si të njëjtë me pushtimin fashist të 7 prillit 1939. në mënyrë butaforike, një grua ka sulmuar dy burrat e shtetit, kryeministra të vendeve që kanë historikisht një partneritet strategjik si njerëzit që po gatuajnë “2 Dhjetorin si 7 Prillin e ri”. Shqipëria nuk është në shitje- ishte edhe parulla kryesore e përfaqësuesve të lëvizjes me ndikime të mirëfillta leniniste e anarkiste, por që dje, nga frika, braktisja e turpi, opozita ka marrë distancën duke bërë kujdes që të mos identifikohej me ta. Pas asaj gruas që përmendëm, aktivisti tjetër, Leart Kola vuri dje në dukje se vizita e djeshme e kryeministrit italian ishte sipas tij “vijimësi e presioneve të turpshme të vartësit të tij Fratini, para pak kohësh në Tiranë”. Për këta aktivistë kërkohet një hetim i posaçëm, për të kuptuar se nga vijnë burimet financiare për aksione të tilla me sfond të qartë antikombëtar, ndërkohë që në rastin e fundit, Edi Rama s’mund ta kalojë lumin vetëm me mospërfshirjen e drejtpërdrejtë, por duhet të distancohet hapur e të dënojë lëvizje të tilla apatride.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›