Ministria “një koc” për monumentet e Elbasanit
07/04/2005 ELBASAN- Vetëm 1.5 milionë lekë të vjetra janë dhënë për ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në Elbasan. Ndryshe nga një spektakël që thith me miliona lekë, apo edhe një veprimtari kulturore, objektet historike kanë marrë më pak para se ndihmat. Bashkia e Elbasanit, duke marrë shembull, ndoshta nga Ministria e Kulturës, ka vendosur ta quaj këtë vit si vitin e trashëgimisë kulturore.
Të paktën vëmendja duket se do të jetë totale, pasi aktualisht fondet e përcaktuara nuk mbulojnë as 1% të nevojave që kanë objektet historike.
Drejtori i Drejtorisë së Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore, Kreshnik Belegu, shprehet se, Muzeu Etnografik që i përket pronarëve të vjetër, po shkon drejt shembjes.
Me të drejtë, krerët e institucionit të trashëgimisë kulturore, kujtojnë dëmtimet që kanë pësuar disa prej objekteve nga mungesa e mirëmbajtjes, siç është Muzeu Etnografik, ndërsa janë hedhur ide dhe propozime për një muze arsimi të vendosur në ish-godinën e shkollës “Naim Frashëri”.
Në fakt, muzeu i shkollës normale “Luigj Gurakuqi”, plotëson disi nevojën për një muze të tillë e, megjithatë, Elbasani, i quajtur si një djep i arsimit dhe kulturës, ka domosdoshmërinë për ta institucionalizuar një muze të tillë.
Materialet e vendosura aty japin një imazh të zhvillimit të arsimit jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë, duke qenë kjo shkollë e para për përgatitjen e mësuesve. “Ruajtja e këtyre objekteve dhe fotografive me vlera historike, jo se kërkon shumë mund, por një kujdestari të vazhdueshme e, ndërsa kjo ka mbetur vetëm në kuadrin dashamirës dhe vullnetar”. Ideja për një muze arsimi jo se nuk është mirëpritur në opinion, por realisht problemi më i madh mbetet një muze arkeologjik, i cili i mungon historikut të Elbasanit. Ndërkohë, kalaja është lënë nën ruajtjen e saj spontane, ndërsa monumentet e tjera të kulturës vuajnë shkatërrimin e vazhdueshëm nga fenomenet natyrore.