Jemen, anija luksoze u shpëton piratëve
Një anije luksoze 30 mijë tonëshe u shpëtoi nga disa paratë këtë fundjavë në ujërat e Jemenit. Lajmi u dha nga pronarët e mjetit lundrues "Oceania Nautica", sipas të cilëve anija gjendej në një zonë nën forcat ndërkombëtare antipiratë në çastin kur dy barka të vogla iu afruan dhe u përpoqën ta vendosnin nën kontroll. Anija bëri disa manovra mashtruese dhe rriti shpejtësinë, por megjithatë piratët arritën të qëllonin disa herë kundër saj.