Rumani, partitë me rezultate shumë të ngushta
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Rumani, të publikuara të hënën, treguan se partitë e qendrës dhe të së majtës gjendeshin vetëm një pikë larg njëra-tjetrës në çastin kur kishte përfunduar numri i 90 për qind të votave, gjë që bart me vete nevojën e negociatave të shumta për të arritur në formimin e një koalicioni. Socialdemokratët e së majtës kanë të tyret diçka më shumë se 35.5 për qind të votave, ndërsa Partia Liberaldemokratike e qendrës ka fituar rreth 33 për qind të tyre.