Venecia, uji në qytet, 1.56 metra mbi nivel
Venecia është goditur nga përmbytja më e madhe e vërejtur gjatë 20 vjetëve të fundit, me nivelin e ujit që është ngritur 1.56 metra mbi normalen. Shumë prej rrugëve të Venecias, përfshi edhe sheshin "San Marko", qenë mbuluar krejtësisht përpara se uji të niste të tërhiqej. Qyteti i famshëm buzë Adriatikut vuan nga përmbytje të parëndësishme për rreth 200 ditë të vitit, ndërkohë që autoritetet po planifikojnë për vitin 2011 ndërtimin e një dige nënujore për mbrojtjen e qytetit.