Obama konfirmon Hilari Klinton si sekretare Shteti
Presidenti i porsazgjedhur, Barak Obama, shpalli dje zyrtarisht zgjedhjen e senatores Hilari Klinton në postin e sekretarit të Shtetit, duke e cilësuar si "një amerikane me staturë të pazakontë, e cila do të gëzojë besimin tim të plotë". "Caktimi i Hilari Klintonit në atë detyrë është shenjë që u jap shtetasve tanë për seriozitetin e përkushtimit tim në ringjalljen e politikës amerikane dhe ringritjen e aleancave", tha Obama në një konferencë për shtyp të mbajtur në Çikago të Ilinoisit. "Nuk kam asnjë dyshim që Hilari është njeriu i duhur për të drejtuar Departamentin e Shtetit dhe për të më ndihmuar në përmbushjen e ambicieve në axhendën e politikës së jashtme".
Obama konfirmoi gjithashtu se kishte ndër mend të linte Robert Geits në postin e sekretarit të Mbrojtjes. Duke përmbledhur deklaratat e bëra dje, Presidenti i ri njoftoi se ka caktuar ish-gjeneralin e Marinës, Xhim Xhons, si këshilltar për mbrojtjen, Erik Holder si Prokuror të Përgjithshëm, guvernatoren e Arizonës, Xhanet Napolitano, në postin e sekretarit për Mbrojtjen brenda kufijve, dhe Suzan Rajs si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. "Jam i bindur se kjo skuadër është ajo për të cilën kemi nevojë për të shënuar një fillim të ri në sigurinë kombëtare të shtetit amerikan", konkludoi Obama.
Burime pranë senatores Klinton kishin bërë me dije paraditen e djeshme se Hilari qe shumë "e emocionuar" për postin dhe se gjatë negociatave me Presidentin e ri kishte ruajtur të drejtën për zgjedhjen e stafit pranë saj, si asistentët e sekretarët. Senatores iu bë gjithashtu me dije nga stafi i afërt i Obamës se do të ndihmohej gjatë 60 ditëve të ardhshme për grumbullimin e fondeve që do shërbejnë për të shlyer borxhet e grumbulluara nga Klinton gjatë fushatës presidenciale.
Që të gjithë individët e zgjedhur për t‘i qëndruar pranë janë njerëz të cilët janë përmendur dendur gjatë këtyre javëve të mbushura me spekulime për kandidaturat e mundshme. Janë jo të paktë ata që i shohin zgjedhjet si demonstrim të frymës bipartizane dhe provë që Obama zotëron besimin e duhur tek aftësitë e veta udhëheqëse sa për të mbajtur pranë vetes pjesëtarët më të respektuar të administratës "Bush". Ndërkohë që të tjerë janë të mendimit se mbajtja e Robert Geits në postin që mbulon aktualisht mund të vonojë ndryshimet e premtuara nga Obama gjatë fushatës presidenciale.
Presidenti i ri nuk e ka mbajtur të fshehtë qëllimin për të pasur këndvështrime divergjente brenda kabinetit dhe Geits ka shërbyer në poste të ndryshme të sigurisë kombëtare në disa presidentë republikanë.
Sa për Hilari Klinton disa vëzhgues kanë ngritur pikëpyetje mbi rolin që do të luajë i shoqi në punën e saj, i cili si ish- president, me peshën që ka luajtur dhe i njohur si individ që nuk përton të dalë jashtë kornizave, mund të përbëjë një pengesë për autoritetin e shefit të madh.
Burime pranë ish-presidentit bënë me dije se skuadrës së tranzicionit të Obamës iu dha akses në financat post-presidenciale të Bill Klintonit. Ekspertët kontrolluan në mënyrë të detajuar çdo informacion të mundshëm negativ që mund të hidhte hije negative mbi senatoren në çastin që do nisë të mbulojë zyrtarisht postin e sekretarit të Shtetit. Një prej çështjeve më shqetësuese, shpjeguan burimet, qe lista e donatorëve të fondacionit të Bill Klintonit. Qëkur ka lënë Zyrën Ovale ish-presidenti ka grumbulluar 500 milionë dollarë nga donacionet e shumta, pjesa më e madhe e të cilave ka shkuar për financimin e ndërtimit të librarisë së tij presidenciale.