Panairi i oligarkëve rusë: këtë vit pa para
Shiheshin makina e jahte të mrekullueshme, një pasqyrë e praruar e të gjithë atyre që kanë ditur të bëjnë para gjatë këtyre dekadave në Rusi, të cilëve u jepet rasti ta bëjnë këtë çdo vit në Panairin e Milionerëve, i mbajtur fundjavën e shkuar. E vetmja gjë që mungonte ishin paratë dhe shampanja.
Evenimenti i përvitshëm është kthyer në një simbol të konsumimit më të tepruar rus, ku të pasurit e rinj mund të shpenzojnë milionat e futura në xhepa nga tregtia e naftës me po të njëjtën shpejtësi me të cilën i fitojnë, me unaza me diamante gjigante e me makina prej 200 mijë eurosh. Por jo këtë vit, teksa Rusia gjendet në situatën më të rëndë ekonomike të këtij dhjetëvjeçari.
Si shteti, ashtu edhe individët më të pasur, po vuajnë efektet e asaj krize të cilën shpresonin se do të arrinin ta mbanin jashtë kufijve të vendit. "Këtë vit njerëzit kanë kaluar vetëm për të përshëndetur në emër të mirësjelljes", thotë Gaukhara Zhakish përfaqësuesja e "Gulfstream Jets" një shoqëri avionësh privatë në Rusi. Gjatë pesë viteve të fundit, kjo kompani ka shitur mesatarisht pesë avionë në vit në Rusi, me çmime që variojnë nga 150 milionë dollarë, në 250 milionë. Këtë vit nuk ka marrë asnjë porosi që nga muajt e verës. "Vitin që shkoi punët na shkuan shkëlqyeshëm. Ndërsa këtë vit vendosëm që të mos luanim fort në treg. Nuk është e drejtë t‘u propozosh njerëzve lukse të tilla në një situatë ekonomike si kjo që po kalojmë tani", tha Gaukhara Zhakish, natën e hapjes së panairit.
Shifrat janë të zymta. Bursa ruse ka humbur 70 për qind të vlerës që nga maji i këtij viti. Më shumë se 83 miliardë dollarë vlerësohet se kanë dalë jashtë vendit që nga gushti. Banka Botërore e ka parashikuar rritjen ekonomike për vitin e ardhshëm vetëm në 3 për qind. Ndërkohë që oligarkët rusë, pjesa më e dukshme e pasurisë që është krijuar së fundmi në këtë shtet, kanë humbur më shumë se 230 miliardë dollarë që nga çasti kur kriza botërore e kredive trokiti në dyert e Rusisë.
Por askush nuk guxoi ta thoshte këtë në festën e hapjes së Panairit të Milionerëve dhe sidomos ta përmendte këtë fakt mes atyre që shpresonin të shisnin produktet e tyre në këtë panair luksi të shfrenuar. "Që të gjithë janë në krizë, por ne kemi një panair miliarderësh përpara", deklaroi Ksenia Sobçak, një vajzë që militon mes shtresave më të pasura të shoqërisë ruse me ambicie për t‘u bërë edhe aktore - pak a shumë versioni rus i Paris Hilton.
Por, bashkëprezantuesi i ceremonisë së hapjes, shoumeni Andrei Malakov, nuk ishte tërësisht në një mendje me të. "Jeta do të vazhdojë", u tha njerëzve, teksa të gjithë hapnin sytë majtas e djathtas për të parë ku ishte shtruar gostia e zakonshme me shampanjën e zgjedhur "Laurent-Perrier".
Lidershipi rus është përpjekur shumë për t‘i mbajtur njerëzit larg lajmeve për përhapjen e krizës në vendin e tyre. Teksa kriza ulej këmbëkryq në vend, pas katastrofës financiare në Perëndim, televizionet shtetërore e kishin të ndaluar të përmendnin fjalën krizë. Por nga kjo politikë u hoq dorë gjatë ditëve të para të këtij muaji, në çastin kur qeveria nisi të zinte në gojë një paketë "masash antikrizë", ku përfshihej edhe përmirësimi i ndjeshëm i disa shërbimeve publike për ta mbajtur popullatën sa më të qetë.
Presidenti Dimitri Medvedev dhe Kryeministri Vladimir Putin ia vunë fajin për krizën tërësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E, megjithatë, ekzistojnë prova të forta që konflikti me Gjeorgjinë në gusht, ashtu si edhe klima e dobët në tregun e investimeve, kanë kontribuuar në shpalosjen e krizës në vend, madje duke e kthyer edhe nw vendin në zhvillim më të cenuar nga trazirat financiare.
Ndërkohë që popullariteti i duetit qeverisës varet shumë nga të ardhurat prej shitjes së naftës, treg i cili ka kontribuuar më shumë nga të gjithë të tjerët në ngritjen e standardeve të jetesës në Rusi, veçanërisht gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Me çmimin e naftës nën 50 dollarë për fuçi, shtetit iu desh të zhvleftësonte pak e nga pak rublën. Tani pëshpëritet se televizioneve, ashtu si edhe bankave, u është ndaluar kategorikisht përdorimi i fjalës zhvleftësim. Dhe deri në këtë çast kjo politikë e të shprehurit me kujdes duket se ka funksionuar më së miri - të paktën mes disa shtresave të caktuara të popullsisë ruse.
"Nuk ka krizë. Çfarë krize", thotë teksa ecën korridoreve të panairit 46-vjeçari Igor Irin, i cili është kthyer në Moskë pas disa vitesh qëndrimi në Nju Jork, ku zotëron një galeri arti. "Në rast se çmimi për një fuçi nafte bie nën 50 dollarë, atëherë kriza do të zgjasë gjashtë muaj. Në rast se nafta do kushtojë më shumë, atëherë nuk ka krizë", thotë me besim të plotë. "Kemi një fond stabiliteti dhe kemi aq para mënjanë sa t‘ia dalim në krye gjithë kësaj situate. Nuk e them unë këtë, por Presidenti ynë, Medvedevi".
Ndërkaq, rrugëve të zakonshme të Moskës, larg vendit ku zhvillohet Panairi i Milionerëve, kanë nisur të dëgjohen zëra që flasin për pakënaqësi në rritje. Teksa rubla dobësohet, rusët u janë turrur pikave të këmbimit valutor për të konvertuar rublat në dollarë. Disa flasin për vështirësi të skajshme për gjetjen në treg të produkteve të eksportit, me të cilat janë mësuar gjatë këtyre viteve të fundit.
Rubla që tani ka humbur 15 për qind të vlerës dhe shumë rusë presin që të zhvleftësohet edhe më tej: në 35 rubla për dollar, nga 25 rubla për dollarë që vlente para një muaji. Dje u zhvillua edhe një protestë, e cila quhet me ironi "Panairi i Pensionistëve". "Gjatë kohëve të krizave, kur populli i fshehtë përballet me probleme të rënda ekonomike, ekspozimi i produkteve të luksit në panaire të tilla, është si të vësh gishtin në plagë", thotë Nikolai Leviçev, një prej organizatorëve të pensionistëve.