E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen foto të reja të Kim Jong Il

Të hënën në Korenë e Veriut u publikuan foto të reja të liderit komunist, Kim Joing Il, në përpjekje për të përgënjeshtruar zërat se lideri ka pësuar një goditje të rëndë apopleksie. Televizioni shtetëror i këtij vendi shfaqi 16 fotografi ku lideri tregohej duke inspektuar njësinë ajrore 1016, por pa bërë të ditur datën e saktë kur qenë realizuar. Në njërën prej tyre 66-vjeçari tregohej i veshur me një pallto teksa duartrokiste. Lideri nuk shfaqet në publik që nga gushti i këtij viti



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›