“Jemi kundër ndryshimit të Kushtetutës”
Kryetari socialdemokrat, Skënder Gjinushi, tha dje se është kundër ndryshimit të Kushtetutës për imunitetet. Sipas tij, çështja e imunitetit është një alibi e Berishës, pasi nuk e ka penguar që të luftojë korrupsionin. "Berishën s'e kanë penguar imunitetet, por bashkëpunëtorët e tij të inkriminuar dhe lidhjet me krimin që të luftojë korrupsionin. Njeriu i parë që duhet të dorëzojë imunitetin është Berisha. Po nuk dha këtë shembull, nuk ka pse të ndryshojë Kushtetutën çdo tre muaj. Ne jemi kundër çdo iniciative për të ndryshuar Kushtetutën", tha Gjinushi.