Zgjedhjet, 7 500 dhoma të fshehta për ditën e votimit
27/02/2009 Procesi, model ndryshe për personat me aftësi të kufizuar
Komisioni do të përcaktojë gjashtë zarfet e sigurisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë për ditën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, 7 500 copë dhoma të fshehta. Modeli i dhomës së fshehtë do të jetë ai i përdorur në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2007. Ajo duhet të jetë e bardhë me stemën e Republikës së Shqipërisë. Dhoma e fshehtë e përdorur në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2007 është e përbërë nga dy pjesë kryesore prej kartoni. Pjesa mbështetëse me përmasa 105 cm lartësi, 54 cm x 40 cm përmasa suprine dhe pjesa e fshehtë. Këto përmasa i sigurojnë votuesit një votim komod dhe të sigurt. Modeli i kësaj dhome të fshehtë është përdorur dhe përdoret në shumë vende dhe ka rezultuar si një nga modelet më të përshtatshme për kryerjen e procesit të votimit. Po ashtu, KQZ-ja do të miratojë edhe modelin e dhomës të fshehtë për personat me aftësi të kufizuar. Përdorimi i një tipi dhome të fshehtë të posaçme për persona me aftësi të kufizuara, me përmasa 80 cm lartësi dhe 60 cm x 50 cm suprinë, plus pjesën e fshehtë, ndihmon shumë këtë pjesë të shoqërisë në përmbushjen e të drejtës për të votuar. Gjatë mbledhjes së sotme komisioni kryesor për administrimin e zgjedhjeve, gjithashtu do të miratojë modelet e zarfeve të sigurisë të cilat do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 qershor 2009. Drejtoria e Logjistikës ka përgatitur modelet dhe specifikimet për çdo zarf duke pasur parasysh dhe eksperiencat e zgjedhjeve të mëparshme: zarfi i procesverbalit të vulosjes së kutisë së votimit; zarfi i fletëve të votimit të dëmtuara; zarfi i fletëve të votimit të papërdorura; zarfi i fletëve të votimit të kontestuara; zarfi i fletëve të votimit të pavlefshme; dhe zarfi i fletëve të votimit të vlefshme. Nga 6 zarfet që do të përdoren, dy do të jenë në përbërje letër dhe katër plastike.