“Jemi pjesë e koalicionit të drejtuar nga PD-ja”
30/01/2009 PDK-ja e Gurakuqit
Partia Demokristiane e drejtuar nga Anton Gurakuqi ritheksoi dhe një herë qëndrimin e kahershëm se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 do të jetë në aleancë me Partinë Demokratike dhe pjesë e koalicionit të drejtuar prej saj. Ky qëndrim është në përputhje të plotë me vullnetin e demokristianëve shqiptarë. “PDK-ja dhe kryetari Gurakuqi shprehin vullnetin e plotë të anëtarëve dhe demokristianëve shqiptarë jo vetëm për të ndarë sukseset në qeverisjen e vendit, por njëkohësisht për të marrë përgjegjësitë që na takojnë. Ne jemi të bindur se koalicioni i qendrës së djathtë gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, të cilët kanë prekur me dorë ndryshimin”, - bëhej me dije në deklaratën për shtyp të kësaj partie. Po përmes kësaj deklarate PDK-ja i sugjeroi Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Sali Berisha të thërrasë në një kohë sa më të përshtatshme tryezën e partive të koalicionit të qendrës së djathtë. “Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve (28 qershor) ne gjykojmë se ky koalicion duhet të diskutojë mbi strategjitë që duhet të ndjekë për maksimalizimin e fitores më 2009-n”, - thuhet në deklaratë.