Kandidatët, PS-PD konensesusi i radhës për emrat
30/01/2009 Konfigurimi i Komisionit Qendror Zgjedhor drejt realizimit të tij. Të hënën votimi
Ringritja e Komisionit Qendror Zgjedhor po shkon drejt realizimit të plotë të këtij procesi. Tashmë të gjitha partitë parlamentare që kanë të drejtën e përfaqësimit në institucionin qendror të zgjedhjeve kanë depozituar kandidaturat e tyre, të cilat pritet që të votohen në seancën parlamentare të ditës së hënë. Kështu, edhe pse jo në respektim të afateve ligjore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidaturave, duke mbyllur në këtë mënyrë një nga fazat që përcakton Kodi Zgjedhor për këtë çështje. Përfaqësuesit e dy partive kryesore në vend bënë me dije dje se kanë depozituar në Kuvend propozimet e tyre për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ishin pikërisht dy krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, Valentina Leskaj dhe Astrit Patozi, që kanë arritur konsensusin paraprak për emrat e anëtarëve. Kështu për PS-në do të jenë Dëshira Subashi e Artan Laze, ndërsa PD-ja do të përfaqësohet nga Hysen Osmani dhe Vera Shtjefni. Edhe këtë radhë, duke vijuar në traditën e tyre, PS-ja e PD-ja zgjodhën pikërisht ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për të depozituar në Kuvend propozimet e tyre për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga ana tjetër, pak ditë më parë Partia Republikane dorëzoi në Kuvend emrin e Klement Zgurit dhe Arben Braçes për vendin që asaj i takon në KQZ. Njëkohësisht Partia Socialdemokrate ka filluar të mbledhë firmat e nevojshme për dy kandidaturat e tyre për një vend në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Konkretisht, Pandeli Varfi dhe Pavli Zëri janë dy emrat e përzgjedhur nga PSD-ja. Ndërsa LSI-ja nga ana e saj ka konfirmuar se nuk do të propozojë asnjë emër si kandidat për anëtar në Komisionin Qendror tç Zgjedhjeve. Por jo pak i rëndësishëm në këtë proces është dhe zgjedhja e kryetarit të KQZ-së. Në bazë të Kodit, grupi parlamentar i partisë më të madhe të shumicës parlamentare i paraqet Kuvendit kandidaturat për anëtarin e shtatë, i cili është njëkohësisht kryetar i KQZ-së. Burime pranë PD-së bënë me dije se janë Albana Vokshi dhe Arben Ristani kandidaturat e mundshme që do të propozojë kjo parti për anëtarin e shtatë të këtij institucioni.
Kandidatët për anëtarë të KQZ-së
Partia Demokratike
Hysen Osmani
Vera Shtjefni
Partia Socialiste
Arben Laze
Dëshira Subashi
Partia Socialdemokrate
Pandeli Varfi
Pavlli Zëri
Partia Republikane
Klement Zguri
Arben Braçe
Kandidatët për kryetar
Albana Vokshi
Arben Ristani