Xhafa: Tirana nuk ka probleme
12/04/2005 Për sfidën e dyfishtë me Vllazninë (në kampionat dhe Kupë), sulmuesi bardheblu shprehet se skuadra mund të arrijë dy fitore
Edhe pse Tirana vazhdon të jetë në krye të kampionatit dhe njëkohësisht favoritja e padiskutueshme, për të rrëmbyer titullin e këtij sezoni, por edhe kandidate për finalen e Kupës së Shqipërisë, nuk mungojnë zërat për probleme në radhët e bardhebluve. Si zakonisht, edhe këtë herë flitet për probleme disipline brenda grupit, ku një pjesë e vogël e lojtarëve kërkojnë t'i bëjnë oponencë haptazi trajnerit. Po ashtu pakënaqësi janë shprehur edhe nga drejtuesit e lartë të klubit, tw cilët edhe pse janë të entuziazmuar për një skuadër që lufton në dy fronte (Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë), vwnë në dukje se loja e bardhebluve lë për të dëshiruar. Në një prononcim të dhënë dje, sulmuesi bardheblu, Fjodor Xhafa, ka dhënë një përgjigjje mohuese, në lidhje me “krizën” e mundshme brenda klubit kryeqytetas. Sipas tij, gjithçka funksionon në rregull dhe skuadra po ecën e qetë drejt realizimit të objektivave të përcaktuar në fillim të sezonit. “Pavarësisht nga kritikat që na janë bërë, te Tirana nuk ka asgjë që nuk shkon - është shprehur Xhafa pasditen e djeshme. - Kemi realizuar objektivat deri tani duke fituar dhe kjo i rrëzon të gjitha kritikat”. Madje këtë deklaratë të tij, ai e ka mbrojtur akoma më tej me fakte të tjera. Për sulmuesin vlonjat të kryesuesve të kampionatit, i cili ka fiksuar një mesatare prej shumë golash në ndeshjet e fundit, bardheblutë po kalojnë një moment të mirë të tyre, i cili shpjegohet edhe në bazë të rezultateve të regjistruara nga njëra ndeshje në tjetrën. “Jemi duke kaluar një moment të mirë dhe këtë e kemi treguar me rezultatet që kemi marrë - shpjegon më tej Xhafa. – Aktualisht jemi në lojë për dy trofetë e sezonit, të cilat, me potencialin që ka skuadra, mendoj se do të mund të ekspozohen në fund të edicionit në vitrinën e klubit”. Ndërkohë që sulmuesi nuk ka lënë pa prekur edhe pragsfidën e dyfishtë me Vllazninë, të parën në “Qemal Stafa”, këtë fundjavë për kampionatin dhe të dytën në “Loro Boriçi", për ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të mërkurën e ardhshme. Shpresat e tij për një triumf në takimin e së shtunës në Tiranë dhe për biletën drejt finales së Kupës janë evidente. “Shpresojmë të fitojmë edhe këtë javë ndaj Vllaznisë, si në Kupë dhe Kampionat. E dimë që do të jenë dy nga ndeshjet më të vështira që na presin në këto javë të fundit. Por jemi pwrgatitur maksimalisht për të përmbushur synimet tona” - ka përfunduar Xhafa.