E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërbohet nga inati lideri i grupit Rolling Stones

12/04/2005  Elizabeth Jagger lakuriq në “Playboy”

Ta shohësh vajzën tënde të shndërrohet në “lepurushe” pa veshje në trup në faqet e një reviste mashkullore, nuk duhet të jetë edhe aq kënaqëse për një baba. Pastaj, nëse emri i vajzës është Jagger, ndoshta mund të ekzistonte shpresa që trashëgimia gjenetike të shërbente të paktën për të tjera qëllime apo projekte. E megjithatë, Mick Jagger duhet të heqë dorë: vajza 20-vjeçare Elizabeth është duke pozuar lakuriq për revistën “Playboy”. Për 380 mijë dollarë.

Nga turneu i liderit të grupit Rolling Stones dalin zëra alarmantë në lidhje me humorin e këngëtarit. I përshkruar si “i tërbuar nga inati” vetëm nga ideja që do të shohë hiret e të bijës 20-vjeçare të dala sheshit, është i shqetësuar për të ardhmen e vajzës së vet. Jagger do të kishte dëshiruar gjithçka për Elizabetën e tij, përveç faktit që të ndiqte gjurmët e të ëmës Jerry Hall në botën e modës, siç është bërë e ditur dhe në një faqe interneti.

"Mick është zemëruar shumë kur mori vesh se vajza ka pranuar të pozojë. Kjo nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vërtetuar drojën e tij më të madhe: që ajo do të vazhdojë në fushën e modës", ka deklaruar një mik i familjes. Një rrugë, që vajza në të vërtetë e ka marrë prej kohësh. Në fakt, ajo është përfaqësuese e firmës “Lancome” dhe ka interpretuar në fushatat publicitare të firmës spanjolle “Mango”.

Por, sigurisht, që huazimi i fytyrës për një seri tonesh e rimelesh apo veshja e një minifundi dhe bikini sa për kohën e një reklame, nuk është njësoj si të zhvishesh për objektivin e revistës mashkullore më të famshme të botës. Zemërimi i Mick Jagger, gjithsesi, do të zbutet disi kur të marrë vesh klauzolat e marrëveshjes. Në fakt, ka mundësi që për disa fotografi vajza do të fusë në xhep një shumë prej 380 mijë dollarësh. Një shumë jo e vogël, e cila, sipas zëdhënësit të revistës, do të garantojë pamje “vërtet të mahnitshme”...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›