Pamela Anderson: “Jo reality show!”
12/04/2005 Pamela Anderson: një bjonde bukuroshe, tepër seksi, me trup joshës dhe më shumë e famshme për jetën e saj private sesa për punën si aktore. Pikërisht, kjo është një grua që i ka të gjitha karakteristikat për të marrë pjesë në një reality show, e cila është një shfaqje që tregon jetën intime të pjesëmarrësve në të. Dhe duket se media në këtë rast nuk lë mundësi pa shfrytëzuar. Mësohet se televizionet amerikane nuk kanë harruar që t’i propozojnë ruajtëses së plazhit, një program që do ta shfaqte atë në jetën e saj të përditshme. Por, Pamela është përgjigjur tepër prerë, duke theksuar që jo vetëm se nuk i pëlqente formati, por as ai lloj televiziv, i cili është duke u shpërhapur thuajse kudo, tashmë: “Unë i urrej reality show”, ka qenë komenti i saj i prerë. Aktorja, e cila vetëm muajin e kaluar ka interpretuar në një sit com të ri, “Stacked” në Fox Tv, ka shpjeguar më pas: “Unë nuk shikoj shumë televizor dhe kur e bëj këtë gjë, nuk dua të shoh njerëz të njohur, por dua të shikoj gjëra të ndryshme dhe zbavitëse”. Në këtë mënyrë, Anderson i ka thënë jo reality show... Dhe duket se është tepër çudi duke përmendur këtu faktin se, disa kohë më parë, ajo e shndërroi martesën e saj në një shfaqje të vërtetë!