E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen kryetarja e LSI-së në Shkodër

Kryetarja e partisë "Lëvizja Socialiste për Integrim" në qytetin e Shkodër, Esmeralda Uruçi ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i saj. Në një deklaratë të dhënë për median në qytetin verior, profesoresha e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër u shpreh ndër të tjera se megjithëse brenda LSI-së, kam punuar e drejtuar dhe jam përpjekur të respektoj pikëpamjet e parimet e kësaj lëvizje, " në aktivitetin politik të partisë, kam konstatuar zhvillime në kundërshtim me idetë e mia për një parti të se majtës demokratike e moderne." Duke iu feferuar marrëdhënieve me lidershipin e LSI-së Meta, Uruçi theksoi se "duke i analizuar ato, druhem shumë se LSI mund të kthehet në një sipërmarrje private ku sundon "Uni" i Kryetarit të partisë." "Në këto kushte,-tha ajo- qëndrimi im i mëtejshëm në LSI është bërë i pamundur dhe për rrjedhojë i pa argumentuar. Largohem duke dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbaj si në qendër ashtu dhe në LSI, Dega Shkodër."

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›