E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç, Hyseni,pa foto, pa deklaratë të përbashkët



Zyrtarët evropianë kanë siguruar pjesëmarrjen e Kosovës dhe të Serbisë në samitin e Sarajevës, ku do të diskutohet integrimi evropian i rajonit. Sipas së përditshmes, “Danas”, është gjetur formula që siguron pjesëmarrjen e të dy vendeve me konflikt të pazgjidhur mbi statusin. Vuk Jeremiç dhe Skënder Hyseni, përfaqësuesit e dy vendeve në takimin e 2 qershorit, nuk do të fotografohen bashkë para dhe as pas takimit, si dhe nuk do të ketë deklaratë të përbashkët. Përveç kësaj, para pjesëmarrësve do të jenë vetëm emrat e tyre, pa funksionin apo vendin që përfaqësojnë. Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë janë shprehur se kushtet janë pranuar. “Jemi të lumtur për shkak se Serbia ka rënë dakort të marrë pjesë në Sarajevë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi. Oliver Ivanoviç, nga ministria serbe për Kosovën, i ka thënë gazetës se pala serbe është ka rënë dakort të marrë pjesë në Sarajevë, për shkak se takimi është i nivelit më të ulët se ai në Slloveni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›