Jeremiç: Integrimi i veriut, provokim
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç i ka cilësuar si "paralajmërime provokuese" deklaratat e Prishtinës zyrtare për integrimin e veriut të Kosovës. Jeremiç është shprehur se deklarata të tilla nuk kontribuojnë për qetësimin dhe stabilizimin e situatës, e cila sipas tij është "serioze dhe e ndërlikuar".
"Paralajmërimet provokuese të institucioneve ilegale në Prishtinë dhe organizatave ndërkombëtare ilegale në Kosovë, janë diçka që nuk mund ta qetësojnë dhe stabilizojnë situatën në terren", ka pohuar shefi i diplomacisë serbe.
Ai ka shtuar më tej se shpreson në mbajtjen e negociatave të reja mes Serbisë dhe Kosovës, nga të cilat të gjendet një zgjidhje kompromisi.