Rikthehet energjia elektrike në "Qemal Stafa"

Rikthehet energjia elektrike në "Qemal Stafa" pas një Black Out në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Gramozi-Real Madrid.
Energjia elektrike është ndërprerë në fillimi e pjesës së dytë në kohën kur lojtarët dolën në fushë për të vazhduar pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë mësohet se lojtarët janë rikthyer sërish në fushë dhe kanë vazhduar pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndërkaq pjesa e parë mes Gramozit dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultatin 1-1. Ekipi i Gramozit arriti të kalojë në avantazh në minutën e 2 të ndeshjes me golin të shënuar nga Xhafaj. Ndërkohë ekipi i Realit ka mundur të shënojë me anë të Kaka në minutën e 37 të ndeshjes.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i RTV "Ora News" i cili po ndjek nga afër ndeshjen Gramozi-Real Madrit është shprehur në linjë telefonike për "Ora News" se mungesa e energjisë tregon një mungesë totale e organizimit të ndeshjes duke shtuar se kjo situatë do të jetë "vrasëse" të imazhit të Shqipërisë.
Ai shtoi gjithashtu mungesa e energjisë ka bërë të mundur edhe që tifozët në stadium të irritohen duke shtuar se flitet se ka një defekt të madh teknik. Peza gjithashtu theksoi se është për të ardhur keq që evenimentet promovuese u shndërruan për nxirrjen e imazhit të Shqipërisë.
Ndërkohë burime për "Ora News" bëjnë të ditura se pritet shkarkimi i drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa" Perikli Dhales.